Tre të rinj të cilët vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë kapur nga ana e bluve të Elbasanit, ndërsa ata akuzohenpër një sërë vjedhjesh të kryera në kohë dhe vende të ndryshme.
Markelian Sula 20 vjeç, Indrit Hamza 24 vjeç dhe Enea Shabani 20 vjeç, që të tre me banim në Elbasan, janë personat e kapur ku akuzohen për vjedhjet nëpër dyqane. Tre të rinjtë u arrestuan pasi nëlagjen “Shënkoll” në Elbasan, janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhindyqanin me artikuj ushqimorë në pronësi të shtetasit me iniciale F.J.
Të rinjtë akuzohen se në 22 dhjetorin e kaluar, në lagjen “5 Maji”, kanë vjedhur methyerje dyqanin ushqimor në pronësi të shtetases D.P.; Më 26 dhjetor në lagjen “5 Maji”, kanë vjedhur me thyerje dyqanin me artikuj të ndryshëm në pronësi të shtetases H.H.; Më 11 dhjetor në lagjen “5 Maji” kanë vjedhur me thyerje dyqaninushqimor në pronësi të shtetases M.C. Lidhur me këto grabitje, materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.















