• Latest
  • Trending
  • All

Shitja e emisioneve televizive mjegullon linjën ndarëse mes lajmit dhe propagandës

03/06/2017

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 18 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shitja e emisioneve televizive mjegullon linjën ndarëse mes lajmit dhe propagandës

03/06/2017
in Aktualitet, Lajme

Gjobat që parashikon ligji duket se nuk i kanë ndaluar dy operatorë televizivë, News 24 dhe A1 Report  që të reklamojnë haptazi nëpërmjet KQZ-së shitjen e kronikave televizive dhe të emisioneve prime-time për partitë politike dhe kandidatët gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe atyre vendore të vitit 2015.

Kjo praktikë, e cila sipas ekspertëve të medias është vetëm maja e ajsbegut përsa i përket marrëdhënies së errët midis medias dhe politikës në Shqipëri, është një tjetër shenjë e shkeljes së vijës ndarëse midis lajmit dhe propagandës gjatë fushatave elektorale.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Megjithatë, KQZ e cila i ka marrë këto vetëdeklarime dhe i ka publikuar në faqen e saj zyrtare nuk duket se ka vërejtur ndonjë problem në këtë pikë, dhe një anëtar i Bordit të Monitorimit të Medias, BMM, i tha BIRN që kontrolli i këtij institucioni ishte limituar thjesht në matjen e minutazhit që u është alokuar palëve garuese në fushatë.

I pyetur nga BIRN mbi shitjen e hapësirës në emisione politike, drejtori i TV News 24 Andi Tela, u shpreh se tarifat e shpallura gjatë dy fushatave të fundit nuk kishin qëllim propagandën, por largimin e politikës nga televizioni.

“Ideja e këtyre çmimeve për debatet dhe emisionet është te fakti që ka shumë kërkesa për të dalë në emision, d.m.th vjen çdo njeri, shoku i filanit, një parti… Për ta shmangur këtë gjë ne vendosëm këto çmime edhe ata stepen, nuk vijnë,” tha Tela.

Ndërkohë, ish-drejtuesi i A1 Report, tashmë i mbyllur dhe i ndarë në dy televizione A1 dhe Report TV, i tha BIRN që shitja e kronikave televizive ishte një problematikë e lidhur me kompaninë tashmë të mbyllur.

“Ajo është tjetër kompani,” tha Carlo Bollinio në një bisedë telefonike,  ndërsa shtoi se “Report TV” të cilin ai zotëron tani “nuk shiste kronika. ”

Shqipëria renditet e 76-ta në Indeksin e Lirisë së Medias për vitin 2017, të publikuar nga organizata Reporterë pa Kufinj, ndërkohë që organizata “Freedom House” e cilëson median shqiptare në raportin e saj vjetor si “pjesërisht të lirë.”

Liderët politikë,  si  kreu i opozitës Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama, rëndom i kanë akuzuar gjatë muajve të fundit mediat dhe pronarët e tyre si të “kapura” apo “kazanë ku gëlon gënjeshtra,” çfarë nënvizon marrëdhënien e komplikuar midis medias dhe partive politike në Shqipëri.

Sipas një raporti mbi financimin e partive politike të publikuar në vitin 2016 nga Institutit për Studime Politike, ISP, ndikimi i politikës mbi politikën editoriale të medias bëhet edhe më i madh gjatë fushatave elektorale, sepse partitë shpenzojnë shuma të konsiderueshme në reklama politike.

Ky ndikim del haptazi në raportet e tarifave për reklamë televizive gjatë fushatës, të publikuar nga KQZ për zgjedhjet e vitit 2013-të dhe 2015-të, ku A1 Report dhe News 24 afishojnë oferta për shitjen e haspirës brenda emisioneve dhe edicioneve informative të lajmeve.

A1 Report deklaronte në dy dokumente që gjenden në faqen e KQZ për zgjedhjet e kaluara se ofronte për shitje kronika që varionin nga 1200 në 1800 euro dhe po ashtu reportazhe që shiteshin nga 2,500 euro deri në 5 mijë euro në varësi të kohës dhe numrit të transmetimeve.

Carlo Bollino, ish-administratori dhe aksioner i këtij televizioni para dhe pas fushatës së 2015-ës, i cili tani drejton Report TV, i tha BIRN se nuk dëshironte të fliste për kompaninë e mbyllur.

“Çfarë lidhje ka A1 Report? A1 Report është tjetër televizon, nuk merrem me A1 Report, ne jemi Report TV”, tha Bollino për BIRN. I pyetur për shitjen e kronikave dhe reportazheve, Bollino tha se kjo media nuk e aplikonte këtë dhe se marketingu e gazetari aty ishin të ndarë.

Ndërkohë, News 24 aplikonte tarifa që varionin nga 2500 euro në 5,000 euro për emisione politike ose ekonomike të dedikuara për kandidatët në zgjedhjet e 2013-tës dhe 2015-tës. Drejtor i Përgjithshëm i News 24, Andi Tela i tha BIRN se qëllimi ishte për të penguar personat që ndërhynin për të pasur hapësirë në televizion.

“Kjo është praktikë për të shmangur hyrjen e njerëzve të panjohur nëpër studiot televizive,” u shpreh ai. Tela nënvizoi se në rast se ndonjë prej personave paguante tarifën e vendosur, atëherë ai merrte kohë transmetimi, por u përgjigjej pyetjeve të moderatorit pa asnjë ndryshim nga të ftuarit e tjerë, ndërsa shtoi se kjo “nuk para ndodhte”.

“Nëse dikush e pranon tarifën i nënshtrohet pyetjeve apo gjithçkaje normale që bëhet nga moderatori i emisionit. Por nuk është se pranojnë ata,  janë çmime të larta,” shtoi Tela.

Kryetari i Bordit të Monitorimit të Medias në zgjedhjet e 2015-të dhe anëtar i BMM-së për disa zgjedhje radhazi, Basir Çollaku i tha BIRN se KQZ gjatë fushatave mat vetëm kohën që u jepet subjekteve në televizione. I pyetur për rastin e reklamave, Çollaku shpjegoi se nëse emisioni do ishte i pabalancuar, pra vetëm me një krah apo një përfaqësues, atëherë media rrezikonte të gjobitej për këtë si shkelje të ndarjes së kohës televizive për subjektet politike.

“Në fushatën e fundit vendosëm rreth 8 milion lekë të reja gjoba në tre raste të ndryshme”, tha Çollaku, duke shtuar se në të gjitha rastet bëhej fjalë për shkelje të minutazhit për forca të ndryshme politike.

Një drejtues emisioni në televizionet  që e shisnin hapësirën televizive i tha BIRN se nuk komentonte, pasi nuk kishte dëgjuar për diçka të tillë dhe nuk ishte njohur me këtë praktikë [të bërë] nga marketingu. Ndërkohë, gazetarë të ndryshëm të kontaktuar nga BIRN, u shprehën se shitja e hapësirës në edicione dhe emisione informative ndodhte edhe në media të tjera, edhe pse në mënyrë informale dhe me tarifa edhe më të kripura.

Këto praktika për vëzhgues të lirisë së medias në Shqipër janë joetike dhe shkelin standardet më bazike të gazetarisë.

Anëtari i Këshillit të Medias, Blendi Salaj i tha BIRN se kjo procedurë turbullonte ndarjen mes propagandës dhe informimit.

“Shitja e kohës në ekran është brenda etikës së medias, pasi krijohet një ndarje e qartë midis përmbajtjes së krijuar nga vetë televizioni dhe reklamës politike, ndërsa shitja e produktit gazetaresk, pra shitja e ftesës në studio, intervistës, kronikës apo reportazhit dokumentar, turbullon vijën që ndan propagandën nga lajmi, marketingun politik nga informimi’, tha Salaj.

Ndërkohë, Mustafa Nano, i cili drejton një emision debati në një platformë online, ishte më i ashpër dhe i tha BIRN se kjo ishte e ‘paprecedentë.’

“Nëse bën një emision promocional është marketing nuk është gazetari, ka lidhje zero me gazetarinë,” tha Nano.  “Kjo është shenja më e parë që televizionet janë kioska,” shtoi ai.

Lufti Dervishi, analist dhe profesor gazetarie në Universitetin e Tiranës ishte njësoj kritik, duke nënvizuar se nëse televizionet e shesin hapësirën informative, ato kanë detyrim t’ia bëjne me dije publikut diçka të tillë.

“Nëse e bëjnë, duhet ta bëjnë të ditur- njerëzit duhet ta marrin vesh  që kjo është e paguar, pasi ata e shesin këtë, por duhet të vënë atë siglën. Ky do ishte minimumi i kësaj”, tha Dervishi.

Ashtu si Salaj dhe Nano, ai e sheh rastin si shenjë e degradimit të medias në vend, ndërsa vëren se kjo i heq asaj funksionin kryesor gjatë një fushate.

“Ti je media për të qenë skanues apo ndërmjetësues mes publikut dhe njerëzve që synojnë publikun, por nëse e shet veten te ai tjetri nuk është me lidhja, nuk është më media në kuptimin profesional,” tha Dervishi.

Salaj po ashtu tha se media duhet t’i shërbejë publikut për të kontrolluar politikën dhe se shitja e kohës televizive për partitë krijon një raport të mbrapshtë.

“Kur televizionet, në sekret të plotë ndaj publikut shesin gazetarinë e tyre tek politika, kemi një raport tërësisht të sëmurë midis të trejave,” tha Salaj.

“Në teori mediat duhet t’i shërbejnë publikut për të kontrolluar politikën, ndërsa në praktikë gjithçka është kthyer kokëposhtë në rastin kur media bashkëpunon me politikën për të mbajtur nën kontroll publikun,” përfundoi ai.

Post Views: 59
Tags: albanianedi rama
Previous Post

Dëshmitari: Ish-prokurori Hamitaga mi rkërkoi 5000 euro

Next Post

Albin Kurti prezanton profesorët e Vetëvendosjes

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Albin Kurti prezanton profesorët e Vetëvendosjes

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.