Me një lartësi mesatare prej 1500 metrash dhe me majat më të larta që nuk tejekalojnë 2700 metra, Alpet nuk janë gjithaq të larta. Për t’a kuptuar më mirë se ku jemi disa saktësime janë të domosdoshme: Alpet shqiptare u përkasin Alpeve Dinarike, të cilat shtrihen në zgjatimin e masivit të madh të Alpeve. Por Alpet shqiptare bëjnë pjesë sidomos në një varg tjetër bjeshkor, i cili shpërfaq shuëm më mirë mundësinë e vendit, atë të Ballkanit.
I quajtur ndryshe Kelmendi, ky rajon i Ballkanit shtrihet në gjithë majat ë Shqipërisë së Veriut dhe kalon kufijtë për t’u shtrirë në një pjesë juglindore të Malit të Zi dhe një pjesë në Kosovën perendimorë.





























