Kosova ka regjistruar 19 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit, raporton Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Ky është numri më i lartë i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë.
Nga ana tjetër është regjistruar edhe rekord të infektuarisht me plot 711 raste të reja në 24 orët e fundit.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.633 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 711 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 19 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. “, thuhet në njoftimin e tyre.



















