Radikali serb, Sheshel anuloi sot vizitën që kishte planifikuar në Mitrovicë, ku do të zhvillonte tubim me serbët e asaj komune.
Megjithëse ai nuk shkoi në Kosovë për shkak të paralajmërimit nga policia e Kosovës se do të arrestohej, lideri i Partisë Radikale Serbe iu është drejtuar mbështetësve në Mitrovicë të Kosovës nga Beogradi.
Siç raporton gazetari i KP nga vendi i ngjarjes, Vojisllav Sheshel ka akuzuar Qeverinë e Serbisë dhe atë të Kosovës që nuk i lejuan vizitën në Kosovë.
“Për këtë fajtor është Qeveria tradhtare e Serbisë dhe separatistët shqiptarë, që nuk më lejuan të vij tek ju”, ka thënë Sheshel nga Beogradi.
Radikali serb Sheshel e ka të ndaluar hyrjen për në shtetin e Kosovës.















