Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojsllav Sheshel, ka bërë një postim të “veçantë” në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter. Ai paralajmëron presidentin serb Tomisllav Nikoliç se është pranë vdekjes.
“Tomisllav Nikoliç ka filluar të çalojë. Nëse dikush nga ju e sheh këto ditë, le t’i thotë se edhe Tito dhe Gjinxhiç (Zoran) para vdekjes kishin probleme me këmbën”, shkruan Sheshel në Twitter.
Sheshel dhe Nikoliç kanë qënë pjesë e Partisë Radikale Serbe, ndërsa sot janë armiq të deklaruar.















