Një 34-vjeçar në Kamëz është vrarë pas një konflikti me një person tjetër në rrugën ‘Parisi’.
Policia e Tiranës njofton se viktima është me iniciale O.K, i cili fillimisht mbeti i plagosur, por ndërroi jetë në spital.
Sherri ndodhi mbrëmë rreth orës 22:05, ndërsa 34-vjeçari humbi jetën në orën e para të mëngjesit të sotëm.
Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe është në kërkim të autorit.
Dyshohet se ai është 55-vjeçari me iniciale A.D nga Kukësi, i cilli është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.















