Një tragjedi ka ndodhur në lagjen Hajvalia në Prishtinë, ku pas një konflikti familjar një burrë është qëlluar për vdekje.
Burimet bëjnë të ditur se familja Gashi pas një problemi dhe disa sherreve, njëri nga ata ka qëlluar me thikë në zemër djalin e xhaxhait.
Ky i fundit nuk ka mundur që të mbijetojë, duke ndërruar jetë. Viktima është më shumë se 40 vjeç.
Burimet thonë se konflikti ka filluar për shkak të një mosmarrëveshjeje për një rrugë.















