Një përleshje mes të rinjsh ndodhi mbrëmë në rrugët e Leeds në Britani, aty ku qindra persona ishin mbledhur për të festuar fundjavën.
Të dehur dhe veshur me rroba festive të rinjtë pushtuan rrugët e qytetit, por alkooli bën punën e tij.
Një burrë u fotografua i shtrirë përtokë dhe teksa merrej nga ambulanca. Ai kishte mbetur i plagosur pas një sherri me grushte, ndërkohë që policia vuri në pranga autorin.
Por, ky incident nuk e prishi festën dhe të rinjtë nisën argëtimin deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.




















