Dy shqiptarë dhe pesë italianë përfunduan në pranga, ndërsa shumë të tjerë janë ende në kërkim. Shkak u bë një sherr masiv në një lokal në Palestrina të Italisë fqinje.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së martës, ndërsa 15 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Shqiptarët e arrestuar janë 26 vjeçari me iniciale B.C dhe 25 vjeçari me iniciale K.D. Midis italianëve të arrestuar, është edhe pronari i lokalit.
Grupi i madh i njerëzve ishte mbledhur për të parë një ndeshje futbolli, ndërsa i gjithë konflikti nisi për shkak të një birre të papaguar nga 26 vjeçari shqiptarë. Shqiptari punonte si banakier në të njëjtin lokal.
I riu nga Shqipëria tha në polici se ishte fyer nga pronari me shprehje raciste, ndaj kishte nisur edhe sherri brenda lokalit për të vazhduar edhe jashtë tij. I riu kishte përplasur derën dhe kishte dalë prej andej.
Skena ishte parë nga djali i pronarit italian dhe më pas edhe ai kishte ndërhyrë.
Në ndihmë të shqiptarëve erdhën edhe bashkatdhetarë të tjerë, e po kështu edhe pronarit italian iu ba shkuan bashkëkombës të tij.
Sipas dëshmive, incidenti ka ndodhur në rrugën kryesore të qytetit. Shqiptari tjetër i arrestuar pretendon se ka ndërhyrë thjesht për të shuar sherrin.
Gjyqi ndaj tyre është caktuar më 3 tetor, ndërsa të arrestuarit do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë.















