Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur botërisht me emrin “Nënë Tereza”, simboli i paqës e dashurisë, shqiptarja që e bëri botën ta njoh shqiptarinë, për 104 vjetorin e lindjës (26 gusht 1910) të saj, nuk u nderua me asnjë urim të vetëm nga krerët Institucional të Kosovës.
Nëna e gjithë botës, në Kosovë u përkujtua vetëm përmes një ekspozite me pikturat e portretit të saj organizuar në Katedralen ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë.
Portrete këto të pikturuara nga artistë kosovarë.
“Në këto portre, dëshirojmë të lexojmë atë që Nëna Terezë e pa, atë që Nëna Terezë e dëgjoi, atë që Nëna Terezë e përjetoi me zemër dhe atë që veproi me duart e saj që e përqafoi botën e vuajtjes, botën e mjerimit, botën e gërbulës dhe atë çfarë me këmbët e saj me gishtërinjë që kishte të deformuar nuk u ndal por eci gjurmëve të botës për t’i gjetur ata që ishin të braktisur, që ishin të harruar dhe për të ju treguar edhe atyre se Zoti i do dhe ne jemi të detyruat t’i duam dhe t’i ndihmojmë”, u shpreh në hapjen e ekspozitës Don Lush Gjergji.
Ai shtojë se jeta dhe vepra e së Lumes Nënës Tereze është e pavdekshme, sepse ka burimin në Zotin, në njeriun pa asnjë dallim dhe përjashtim.
Thënia e saj ‘Vetëm dashuria do ta shpëtojë botën’, është dhe mbetet motoja që troket në ndërgjegjën tonë gjithshqiptare, për krijimin dhe promovimin e kulturës së jetës dhe qytetërimin e dashurisë, tha më tej Don Lush Gjergji.
“Piktorët tanë kështu e kanë përjetësuar dhe dhuruar Nënë Terezën, me një porosi të përjetshme dhe gjithmonë jetësore : Dashuri, dashuri dhe gjithnjë dashuri”, tha ndër tjerash Lush Gjergji.
Nënë Tereza ka lindur më 26 gusht 1910, në Shkup të Maqedonisë, atë kohë e pushtuar prej Perandorisë osmane.
Pas 18 vitesh më 1928 kargohet nga Shkupi në drejtim të Irlandës, për të vazhduar më tej drejt botës së vuajtjes, për të qëndruar gjithmonë afër jetimëve, të varfërve, të sëmurëve, të pastrehurve, pa dallim kombi, race apo feje.
Misionarja e bamirësisë, u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjës së shqiptarëve në botë. Bill Klinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotesova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisëe”.
Nënë Tereza u bë qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve.
Në vitin 1950, ajo themelojë urdhrin e saj të murgeshave të quajtur ‘Misionarët e Bamiresisë’ që i shërbejne tërësisht të varfërve. Shqiptarja u kthye në një legjendë të gjallë.
Vetëm sipas të dhënave të vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7 500 fëmijëve në 60 shkolla, mjekonte 960 000 të sëmurë në 213 spitale, ishte e vetmja në bote që trajtonte 47 000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq të braktisur e të lënë rrugëvë në 20 shtëpi pleqsh dhe kishte biresuar mbi 160 fëmije jetimë.
Nënë Tereza më pas u vendos në Kalkuta (Indi) ku edhe kalojë pjesën më të madhe të jetës, ku iu sëhrbejë më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës.
Në vitin 1979 u nderua me çmimin Nobel për paqë, dhe ishte momenti kur para gjithë botës tregojë se është shqiptare.
“Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”, I ishte përgjigjur Nënë Tereza, një kleriku, kur ai e pyeti nga salla se prej nga e kishte origjinën.
Jeta personale e Nënë Terezës ishte e dhimbshme, ajo nga momenti kur u largua prej Shkupit si 18 vjeqare, u nda përfundimisht nga familja dhe vetëm pas 30 vitesh, e takojë vëllaun. Nëna e motra e saj, nga Shkupi kishin shkuar në Shqipëri, por Nënë Terezës, iu refuzua viza të hyjë në Tiranë, atë kohë nga Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë. Ajo nuk e pa nënën as sa ishte gjallë në Tiranë, e më tel ui refuzua edhe për të marrë pjesë në varrimin e saj më 1974.
Nënë Tereza ka vdekur më 6 shtator 1997, sot anë e mbanë botës vazhdohet të shkruhet për jetën dhe veprat e saj të bamirësisë.

















