Në një intervistë për Tvart të Tetovës në kuadër të emisionit “Në Fokus” në bashkëpunim me Almakos ,Dr.Shefqet Krasniqi – Imam në Xhaminë e Madhe në Prishtinë dhe ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame poashtu në Prishtinë flet rreth shumë çështjeve fetare dhe politike në Maqedoni dhe Kosovë.Ai në këtë intervistë gjithashtu do të prononcohet edhe rreth politizimit të fesë,sulmeve ndaj islamit,çështjen e shamive nëpër shkolla si dhe rreth pjesëmarrjes së të rinjve shqiptarë në luftën në Siri.
Intervista e plote e Imam Krasniqit:
Hoxhë i Nderuar çfarë mendimi keni Ju për popullatën shqiptare dhe muslimane të Maqedonisë?
-Ata janë vëllezërit tanë.Janë pjesë e shpirtit,trupit dhe zemrës sonë.Pse na kanë ndarë dushmanët-armiqtë,me kufij artificial,ne në asnjë mënyrë nuk guxojmë të nxjerrim kufij shpirtërorë.Asnjëherë kufij kombëtarë,kufij të vlerave,kufij të respektit të dashurisë ndaj njëri-tjetrit.Vëllezërit tanë që janë andej kufirit,që tash është një realitet,gjendja e tyre na dhimbset shumë.Për nga ana gjeografike unë mendoj se kanë pjesën më të bukur të të gjithë trojeve shqiptare,por edhe nga ana fetare kanë rruajtur traditën fetare,kulturën identitetin e tyre fetar,më mirë se të gjitha zonat tjera të kombit tonë.Këtë gjithmonë e kemi përmendur dhe është mirë që sërish e përmendim .Edhe nga ana e bujarisë vëllezërit tanë andej kufirit,kanë qenë më bujarë dhe bujaria e tyre është parë edhe gjatë luftës ,ku 200-300 mijë refugjatë,kanë qëndruar në shtëpitë e vëllezërve të tyre si me qenë në shtëpi të veta,duke ndarë kafshatën e bukës bashkë.Kjo ka dëshmuar edhe njëherë se kufijtë artificial nuk guxon,nuk bën dhe nuk ka mundësi me i nda kufijtë shpirtërorë,sepse ata me të vërtetë ndjehen vëllezër me njëri-tjetrin.
Si do e vlerësoni situatën politike që po mbretëron në Maqedoni?
-Nga ana politike vëllezërit tanë andej kufirit,gjendja e tyre është për me qarë,për me vajtu,nëse ka të atillë që vajtojnë….
Kush është fajtorë përë këtë hoxhë i nderuar?
-Situata politike,mendoj se tek populli shqiptarë gjithandej trojeve etnike,nga shteti amë Shqipëria,Mali i Zi,Kosova,Lugina e Preshevës e deri tek ju andej në Maqedoni,të gjitha trojet shqiptare nuk e kanë një stabilitet të mirëfilltë politik.Nuk qëndrojnë mirë politikisht dhe kjo nënkupton se këtu ka diçka.Tek ju mendoj se janë dy faktorë kyç për gjendjen politike të vëllezërve tanë në Maqedoni.Faktori i parë është nacionalizimi i theksuar maqedonas.Gjithherë është dëshmuar historikisht,se aty ku ka dominuar sllavizimi,orthodoksizmi,nacionalizmi sllav,aty ka patur vetëm vuajtje dhe persekutime,gjakderdhje dhe dhunë.Është dëshmuar dhe sot po dëshmohet.Andaj nuk është lehtë me njerëzit të cilët nuk zgjedhin rrugë dhe metodë për të realizuar qëlllimet e tyre ;”Ne jemi më të mirë dhe zot të këtij vendi ,kurse ju jeni shërbëtorë argatë”,vështirë është me njerëz të këtillë.Fati ynë si komb ka qenë i hidhur në këtë kontekst,sepse jemi ballfaquar me orthodoks grekë,malazez,maqedon,serb,që i kemi patur përreth dhe që janë munduar të na gëlltisin për së gjalli,e minimumi që kanë bërë është ajo që kanë arritur sot.Faktori tjetër që është tepër me rëndësi sepse atë nuk mund t`a eliminosh.Ai është faktori i brendshëm-brenda vetë shqiptarëve.Gjendja politike në të gjitha trojet shqiptare është e brishtë,është e paqëndrueshme,është e dhimbshme.Faktori politik në Maqedoni është aq i përçarë mes veti,është aq i dështuar në mbrojtjen e vlerave të atij populli me shekuj,është aq i dobët në ruajtjen e identitetit,traditës,kulturës së popullit të vet,sa që prap e them është për me qa e për me vajtu.Përçarja e tyre,mossinqeriteti i tyre,mospërkushtimi i tyre,mosqasja e problemeve të mëdha me të cilët ballafaqohet ajo pjesë e popullit tonë.Ka probleme të mëdha.Ende Marrëveshja e Ohrit nuk është implementuar,ende vëllezërit tanë andej konsiderohen gradë e dytë,ende vëllezërit dhe motrat tona nuk janë të sigurtë në pragun e shtëpisë.Sikur e len të kuptohet se ky popull me dekada e kanë udhëhequr njerëz jovigjilent,jo të denjë.Jo se populli ynë nuk ka njerëz të mirë e të sinqertë,jo se vëllezërit tanë andej kufirit nuk kanë njerëz vizionarë,intelektualë të vyeshëm ,të devotshëm e të sinqertë,por,ndoshta ata nuk kanë ardhur e nuk mund të vijnë në pushtet.Edhe ngelizhenca jonë,pasiviteti i qytetarëve mund të jetë një fakt dhe argument tjetër.
A ekziston ndonjë faj edhe tek ne si popull?
-Një fjalë e urtë thotë se “i ligi del në shesh kur të mirët janë pasiv”.Pasiviteti i të devotshmit e nxjerr në pah njeriun e lig.Pastaj ata bëjnë pazare mes veti e njerëzit e mirë rrinë poshtë.Andaj faji është i përbashkët.Politikanët duhet ndëshkuar.Ndëshkimi nuk është me dajak,por ndëshkim me votë.Është provuar një herë,dy herë,secila parti që vjen në pushtet ,nuk bën asgjë më tepër se sa fjalë boshe.Është për të ardhur keq jashtëzakonisht keq,se si faktori maqedon është aq i unifikuar, me gjithë mosmarrëveshjet e tyre brenda partive politike,por prapseprap kur është interesi i kombit të tyre,kur është interesi i fesë së tyre,shtetit të tyre i sheh të gjithë se janë unik.Nuk kërkon shumë filozofi realiteti politik.Vetëm dil matanë Vardarit në Shkup.Vetëm dil në trojet e banuara me shumicë absolute maqedone.Infrastrukturë,punësim,rregull,çdo gjë është në rregull si me qenë në mes të Evropës.Kalon në trojet shqiptare si me qenë në ndonjë vend tjetër.Duhet të marrim mësim prej tyre.Unë e ti mundemi këtu të kacafytemi,të hahemi deri në sabah,por kur të dalim jashtë,ne duhet të jemi bashkë ,o vëlla.Unë duhet të të mbroj ti,e ti duhet të më mbrojsh mua.Ajo që është e mirë tek unë,ke hise edhe ti,ajo që është e keqe tek unë,sëpaku një hije të zezë ke edhe ti.Kombi ynë duhet të jetë unik .
Hoxhë i Nderuar a ka tentime që të politizohet feja?
-Nuk mendoj se ka shtet në botë pavarësisht se çfarë sistemi ka,deri tek sistemet ish komuniste,që një pjesë të programit të tyre politik,nuk e kanë edhe çështjen e fesë.Patjetër,sepse është identiteti më i theksuar.Komunistat tonë ani pse nuk kanë dashur të flasin për fenë,por në anën tjetër janë munduar që me gjithë potencialin e tyre që kanë poseduar,ta zhveshin popullin tonë prej feje.Dmth e kanë patur pjesë kyçe të politikës.Cka do të thotë kjo?Edhe sot shtetet e zhivlluara,të pazhvilluara,të rangut të dytë,të tretë,pjesë të politikës e kanë edhe çështjen fetare.Në emër të mbrojtjes së të drejtave qytetare,një pjesë të madhe të shteteve perëndimore e kanë edhe pjesë të Kushtetutës-Mbrojtjen e të drejtave dhe lirive fetare.Ndoshtë ndonjëherë në emër të kontrollit,në këtë rast të hoxhallarëve,klerikëve,ndoshta ndonjëherë edhe nga frika e faktorit fetar në shoqëri konkretisht në politikë.Kjo vlen më së shumti në rastin tonë,tek ne.Cka dua të them?Politikanët tanë që pretendojnë se e njohin politikën,një numër jo i vogël i tyre e kanë frikë ndikimin e hoxhallarëve tanë në popull e pastaj në politikë,sepse ata e dijnë shumë mirë se hoxhallarët janë të mishëruar me qytetarë,me xhematë,me popull dhe votën e merr prej atyre.Ai e din ndikimin e hoxhallarëve në shoqëri .Për atë arsye mundohet që ta politizojë fenë në këtë rast,në mënyrë që ta bllokojë sa më shumë hovin e hoxhallarëve tek xhemati respektivisht mos të ngritet feja shumë.Kjo i bjen,me i luftu me i kundërshtu,gjë që është duke u bërë tek ne.Mirëpo,në vendet e zhvilluara,politizimi i fesë është në kontekst të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive fetare, e që është mrekulli.Nga ky kontekst a nuk qëndron realiteti se,një musliman në Kosovë me 96% që i përkasin fesë islame dhe një tjetër që jeton në Zvicër,Finlandë,Danimarkë e gjetiu ,cili ka më shumë të drejta fetare?Në këtë mënyrë dhe për këto qëllime politizohet feja tek ne dhe në vendet perëndimore.Në perëdim politizohet për ti mbrojtur të drejtat qytetare pavarësisht çfarë përkatësie fetare i përkasin.Ndërsa në trojet tona shqiptare ku ne si popull jemi me shumicë absolute muslimane,ti mohojnë të drejtat elementare fetare dhe mundohen ata që në emër të fesë të ngriten duke e luftuar dhe duke e shtypur fenë dhe duke ua mohuar njerëzve të drejtat elementare të fesë siç është:çështja e shamisë,çështja e mësim-besimit,çka do të thotë t` a mohon mësimin.Derisa fqinjët tanë,sërish po kthehem tek maqedonasit.Shteti maqedon investon edhe në kisha,shteti maqedon zyrtarisht e përkrah fenë ortodokse.Ndërsa shqiptarët tanë mu në atë shtet atje,janë ata që bëjnë çmos që të zhveshin kombin prej feje.Shteti serb të gjitha hapat që i ka bërë,politik,luftarak e të tjerë,i ka bërë në emër të fesë,në përkrahje të klerikut fetar,me mbështetjen dhe me bekimin e tyre.
Hoxhë Shefqet Krasniqi:” Me gjithë sulmet e mëdha kundër hoxhallarëve,muslimanëve dhe fesë,zoti ka shtu bereqet edhe më shumë.Për atë arsye gati se në çdo shtëpi kosovare është futur islami dhe për çdo ditë të gjitha shtresat e intelektit dhe moshave,me dëshirën më të madhe po e përqafojnë fenë dhe e praktikojnë këtë islam,pa asnjë dhunë.
Pse gjithë kjo fushatë kundër islamit.Pse njerëzit kanë frikë prej islamit?
-Unë shumë herë e them se këto politikanët tanë duan që të bëhen “më katolik se papa”.Nuk ka ndonjë arsye,nuk ka ndonjë presion,gënjeshtër është presioni.Askush në botë nuk të ben presion me e mbrojtur identitetin tënd.Pjesa dërrmuese e të tanëve mendojnë se përmes luftës,urejtjes,vjelljes vrer ndaj muslimanëve,shkrimeve nëpër portale,mendojnë se ngriten tek perëndimi apo bëhen më katolik se papa,asgjë më tepër.Ka njerëz të cilët e sulmojnë islamin nga mosdija,nga injoranca.Sinqerisht ata më dhimben në shpirt.Më dhimben se ata janë sikur ata njerëz që kanë jetuar në errësirë dhe nuk kanë parë elektrik asnjëherë.Ata janë mësuar në terr.Edhe populli thotë:”Njeriu është armik i asaj që nuk e njeh” .Numri i të këtillëve nuk është i vogël,për faktin se kanë jetuar në sistemin komunist.Kemi njerëz të cilët na kritikojnë,por atë e bëjnë në mënyrë konstruktive.I dukem unë atyre,një politikani,një intelektuali,një gazetari,pa marrë parasysh cilës kategori i takojnë,se unë jam paksa ekstrem.Paragjykimi i tyre nga veshja,qëndrimet e mija dhe thonë:mos ti bëjmë dëm shtetit,vatanit tonë,dëshiron me të këshilluar.Ose thotë “o burra a feja juaj është kështu a,me agjëruar Ramazanin 18 orë,në këtë vapë të madhe,unë këtë nuk mund ta kuptoj,pa hëngër,pa pirë” .Mund të na kërkojnë sqarime,me nijjet të mirë.Faleminderit prej tij.Lloji i tretë është ai që me urejtje na sulmojnë dhe na kritikojnë.Njëjtë sikur atyre që ishin “më katolik se papa” dhe këtyre u themi se neve na mjafton All-llahu dhe se ju jeni të vegjël dhe se intrigat e juaja dhe përpjekjet e juaja,pasha zotin që ka krijuar tokën dhe qiellin,kanë me dështuar qysh kanë dështuar intrigat dhe përpjekjet e Enver Hoxhës,Titos e shumë të tjerëve,para,gjatë dhe pas tyre.All-llahu e ka zbritur këtë fe,e ka marrë përsipër me ruajt këtë fe dhe ka me e ruajtur këtë fe.Me gjithë sulmet e mëdha që po i bën ky grupi i tretë,kundër hoxhallarëve,muslimanëve dhe fesë,zoti ka shtu bereqet edhe më shumë.Për atë arsye gati se në çdo shtëpi kosovare është futur islami dhe për çdo ditë të gjitha shtresat e intelektit dhe moshave,me dëshirën më të madhe po e përqafojnë fenë dhe e praktikojnë këtë islam,pa asnjë dhunë.Prandaj i thërrasim edhe ata edhe këta,urdhëroni hapeni këtë thesar,shikoni vlerat e tij.Shikoni vëllezër vlerat e kësaj feje.Fundi-fundit askend në dynja nuk e kemi imponuar,por mos, nuk ka nevojë me më sulmuar mua,sepse unë parktikoj një fe që është 600 vjet në trojet tona dhe fe që Zoti e ka zbritur me Kuran dhe fe që ka nur e dritë dhe ka hajr për krejt njerëzimin.Në islam nuk ka asgjë të keqe.Urdhëro,studjo,mëso,vlerat e fesë.E pastaj nëse gjatë shfletimit tënd të gjithë kësaj pasurie të madhe,gjen diçka të pakapshme,që nuk ta kap truri,që nuk përputhet me mentalitetin tënd,urdhëro hape debat e bisedojmë dhe e sqarojmë.Është për tu ardhur keq,se edhepse kemi një numër të madh të këtyre librave të përkthyera në gjuhën tonë,vëllezërit tanë nuk lexojnë,por thumbojnë dhe sulmojnë.Marrin guximin të flasin kundër shamisë për shembull,kundër namazit,kundër agjërimit.Mos e trego injorancën tënde se nuk shitet.
Hoxhë i Nderuar,përse ekziston një perceptim i gabuar për njerëzit që mbajnë mjekër.A janë të rrezikshëm këta njerëz?
-Kjo është si një fushatë kundër islamit,si paragjykim i njerëzve.Ata mendojnë se një vëlla ka lëshuar mjekër,një motër ka veshur shaminë,ka ndryshuar komplet identitetin e vet.O vëlla, unë a kam mjekër.Po.Po nëse rruaj mjekrën a ndryshoj zemra ime,a ndryshoi bindja ime,a ndryshuan gjenet e mija.Cka ndryshova unë,vetëm se u bëra më i ri apo më i vjetër.Asgjë më shumë.Mjekra nuk të bën njeri.Por,nëse marrim mjekrën nga ana e realitetit të saj,ajo është pjesë e identitetit të mashkullit.Mjekra është pjesë e personalitetit të pejgamberëve të zotit.Ne si muslimanë,por edhe të krishterët,çifutët,por ata të devotshmit,duhet ti pasojmë pejgamberët,prandaj duhet të lëshojmë mjekër.Asgjë më shumë.Pastaj populli ynë mjekrën gjithmonë e ka njohur si pjesë të identitetit fetar,vetëm se dallimi ka qenë se kanë lëshuar mjekër kur kanë qenë më të vjetër.Kaq.Pastaj për mjekër njeriu ka mundësi me lëshu edhe jo për fe.Artistët,këngëtarët,i thotë mendja me lëshu dhe e lëshon,është e drejta e tyre.Është gjynah me paragjyku në punë të mjekrës.Unë nuk e përkrahi idenë që mjekra të jetë shumë e madhe ,të mos përmbahet.Muslimani duhet të duket i bukur.Fundja njeriu duhet të jetë i lirë.Ne a besojmë në diçka që është liri e të shprehurit, të veshurit,të ecurit dhe në atë që beson jepja të tanëve.Pse kur nuk u penguan,këtyre njerëzve,kërthiza e motrave tona,kurrë nuk u penguan “miniçat” e motrave tona,e kur jemi tek mjekra,kurrë nuk u penguan mjekrat e priftërinjve ortodoks serb,të cilët,krah për krah me Karaxhiqin e Mlladiqin,me Komandantët e tyre deri tek Arkani e të tjerë,i kanë bekuar masakrat e muslimanëve atje në Bosnjë dhe këtu në Kosovë dhe ende e llogarisin të shenjtë Kosovën dhe nuk duan të dëgjojnë për gjakun e bijve dhe bijave tona.Më jep ndonjë deklaratë të ndonjë politikani kosovarë që ka shprehur mllef apo i ka penguar mjekra e një prifti.Mua nuk më pengon mjekra e askujt se është pjesë e identitetit fetar.Ndërsa këtyre u pengon mjekra e vëllezërve të tyre.Është drejtësi kjo?Kjo është zullum ndaj vëllezërve tu.Po këta janë të tuat.Urdhëro ulu me ta,bisedo me ta,debato me ta,shikoj problemet e hallet e tyre.A thua vallë ka ndonjë lloj ekstremizmi,ndonjë lloj manipulimi me ta,a thua vallë është bindje edhe tek ekspertët e fesë.Bën studime,hulumtime.Një dukuri e re që del në shoqëri,shteti i mençur ,njerëzit e mençur duhet ta studiojnë atë.Po flitet se gjithandej në Kosovë në trojet tona etnike është dukuri e re mjekra e shamitë e motrave tonë.Po mirë,ta studiojmë kët e jo tia fusim kot.Shkojnë njerëz zyrtarë qeveritarë dhe e fusin shaminë në rangun e uniformës.Imagjino këtë.Dmth nuk marrin vesh kurgjë.Nuk është në gjendje me e dalluar uniformën fetare,prej fundamentit-bazës fetare ,obligimit fetar.Uniformë është kjo,unë jam tash në uniformë.uniformë është mantili i motës medicinale i mjekut,uniformë është veshja zyrtare e policit,doganierit,shamia nuk është uniformë o ju njerëz.Mos tregoni injorancën tuaj.Kush është ai që më së shumti e lufton ekstremizimin se sa ne vetë hoxhallarët?Cili politikan në Kosovë dhe Maqedoni e lufton ekstremizimin më shumë se ne?
– Në ç`mënyrë e luftoni?
-E luftojmë duke mos e lënë me ardhur deri tek kjo.Neve nuk na duhet ekstremizmi sepse në islam nuk ka ekstremizëm.Ekstremizimi është njollë e mveshur tek islami.Cdo ekstremizëm është i papëlqyer,ekstremizmi kombëtar është i papëlqyer.Ne aq sa mundemi dhe sa kemi mundësi nuk mund të lejojmë që populli ynë të kalojë në ekstremizëm sepse nuk është realiteti i fesë.Realiteti islam është mesatarja.E tash sa na kuptojnë të tjerët është çështje tjetër.
Hoxhë Shefqet Krasniqi:” Kam qenë ndër të parët,që kam thënë se,nuk ka nevojë Siria për djem kosovarë dhe nëse mua dikush më pyet unë i them:”Mos shkoni në Siri,ska nevojë”.
A ka nevojë,Hoxhë i Nderuar,që të rinjtë tanë të shkojnë të luftojnë,për ideale islame, dikund tjetër,për shembull në Siri?
-Mendoj se kam qenë ndër të parët ,në mos edhe i pari,që kam dhënë deklaratë lidhur me këtë.Natyrisht e kam mbrojtur të drejtën e popullit sirian për liri,kam shkruajtur disa shkrime,sepse ka vuajtur më shumë se sa që kemi vuajtur ne.Sistemi në Siri ka qenë më i vrazhdë se sa sistemi i Titos.Kam jetuar në kohë të Titos dhe kam parë se çfarë hjekin vëllezërit tanë në Siri.Më dhimben,jo se janë musliman,por sepse janë njerëz.I kemi mbrojtur idealet e tyre sepse kemi patur edhe ne zullume si ata.Zullumi ynë ka qenë nga kombi tjetër,kurse zullumi i tyre prej vet shtetit të tyre.Përkrahja jonë ndaj idealit të tyre nuk do të thotë që ne me i dërguar djemtë atje.Kam qenë ndër të parët,që kam thënë se,nuk ka nevojë Siria për djem kosovarë dhe nëse mua dikush më pyet unë i them:”Mos shkoni në Siri,ska nevojë”.Siria i ka rreth 20 milionë qytetarë,pjesa dërmuese e tyre janë kundër shtetit dmth djem të rinj ka sa të duash dhe ata kanë armatim e ushtri.Atyre u duhet lekë,barëra,ndihma të ndryshme dhe ne muslimanët i ndihmojmë njëri-tjetrit edhe me dua.Për me shkuar në Siri nuk ka nevojë,sepse mundesh me u bë dëm edhe atyre atje dhe kjo ndodhi,por mundesh me i bë dëm edhe kombit tënd këtu,edhe kjo prap ndodhi dhe mund ti bësh dëm vetvetes tënde.Unë në këtë mënyrë e kam parë.Tash a është mirë apo keq është çështje tjetër .
Një vëmendje të veçantë i keni kushtuar edhe gjendjes së femrës muslimane.Si e cilësoni ju këtë gjendje aktualisht?
-Është e vërtetë se jam përkushtuar shumë me të drejtat e femrave.Mundohem t`i mbroj ata në forma të ndryshme,qëndroj pranë tyre.Ua kemi borxh,asgjë më tepër,janë pjesë e shoqërisë sonë,gjysma e shoqërisë.Njeriu si njeri me ndjenja të shëndosha –çdokund që bëhet zullum,të dhimbet o vëlla.A është i gjuhës,kombit tënd ajo të dhimbet.Femra shqiptare ka qenë e shtypur një herë e tani femra muslimane e shtupyr dy herë.Femra shqiptare ka qenë e shtypur sepse populli ynë është bazuar shumë në tradita,të cilat i kanë marrë ose trashëguar prej sa kanë qenë të krishterë,kurse një pjesë të tyre i kanë marrë edhe prej Kanunit të Lekës.Femra shqiptare në gjithë trojet shqiptare,tani ku më shumë e ku më pak,është trajtuar e shkallës së dytë,për të mos thënë e shkallës së tretë,është nënçmuar dhe përbuzur.Femra shqiptare siç thotë populli “ka hjekë të zitë e ullirit”.Një herë sa ka qenë tek nëna dhe babai e më pas tek burri.Pa asnjë të drejtë.E drejta e saj ka qenë me punu maksimum tek baba një herë,pastaj tek burri dhe në varr.Kaq.Ska patur shkollim,ska patur të drejtë me folë,me u ankuar,asnjë të drejtë.Kjo do të thotë më ulët se skllavizmi.Ne jemi islam,skllav se skllav,All-llahu ka urdhëruar në Kuran skallvit-robit jepi me hëngër e me pi dhe mos e le të urriturSe është parim i mëshirës së përgjithshme,parim i drejtësisë.Mos i len njerëzit të urritur.Sot është hapur dera e shkollimit,kanë deridiku disa përparësi dhe liri,por nga ana fetare femra sot diskriminohet shumë.
Në ç`mënyrë diskriminohet?
-Diskriminohet kur në momentin se cili do instinstucion,kompani,po flas për shumicën absolute,e kupton që ka trokitur derën për të hyrë në punë,një intelektuale,një inxhinjere e diplomuar me të gjitha përgatitjet e duhura,i plotëson të gjitha kushtet dhe momentin që kupton se ajo është fetare apo e sheh mbulesën në kokë,krejt të mirat dhe përparësitë që i ka patur i bien poshtë.Femra është e dobët,ka nevojë për përkrahje.Për atë arsye All-llahu na ka urdhëruar shumë herë në Kuran edhe Pejgamberi në Hadithe,që ndaj femrave të sillemi mirë sepse ata janë nën hijen tonë,janë amaneti ynë,do të pyetemi për ta në Ditën e Gjykimit.Femra muslimane diskriminohet në mënyra të ndryshme dhe nuk e dijë se si nuk ju vjen turp këtyre njerëzve tanë ,ku e kanë ata ujin në fytyrë,paçin ata ujë në fytyrë,bijave të tyre me ua bërë gjithë këtë diskriminim,nënçmim e zhvlerësim.Por,Zoti është i madh.Ai është i madh.All-llahu nuk ngutet por nuk harron.
Kemi përshtypjen se keni mbetur i vetmuar në përpjekjet për të lejuar shamitë nëpër shkolla.Keni përkrahje politike për këtë ide?
-Jo,nuk kemi mbet të vetmuar,përkundrazi.Kur kemi filluar kemi qenë më pak.Para disa viteve fillimi ka qenë më ndryshe.Ndërsa kohëve të fundit në këtë çështjë janë involvuar edhe politika sepse më në fund ka arritur të kuptojë se pa ua plotësuar të drejtat elementare muslimanëve,në këtë rast lejimin e shamisë,ata nuk mund lehtë të kenë një stabilitet të plotë politik,nuk mund që t`i marrin lehtë votat nga qytetarët.Cështja e shamisë tek ne në Kosovë tashmë është problem kombëtar dhe unë jam shumë i kënaqur që ka arritur deri këtu,sepse sot për shaminë nuk flet vetëm Shefqeti,por edhe ata që nuk rradhiten në grupin e xhematit siç janë politikanë e intelektualë që kanë kuptuar se nuk bën pa ua dhënë të drejtën muslimaneve për shaminë.Preteksi se Kosova është shtet laik është i paqëndrueshëm.Gjithkund nëpër botë të drejtat fetare janë të garantuara.Shamia nuk e cënon laicizmin e shtetit,shamia nuk e lëkund kushtetutën,nuk e rrezikon por e forcon kushtetutën e shtetit,sepse len të kuptojë se në atë shtet ka stabilitet,ka rehati dhe ka razi,o vëlla,ka respekt ndaj qytetarëve
Hoxhë i Nderuar,një fjalë e urtë arabe,ndoshta është edhe hadith i Pejgamberit,thotë:”Nëse një muslimani i hynë një therrë në një skaj të botës,këtë dhimbje duhet ta ndjejë muslimani në skajin tjetër të botës”.Simbolikisht e kam fjalën këtu për solidaritetin vëllazëror,për ndihmat vëllazërore.Kohëve të fundit si popull dhe si muslimanë nuk jemi duke punuar shumë në këtë drejtim.Kemi shumë raste sociale të familjeve,si në Kosovë,poashtu edhe tek ne në Maqedoni.Të pasurit edhe më shumë pasurohen kurse të varfurit më shumë varfërohen.Cka po ndodh me ne?
-Nuk mund të presësh asgjë tjetër kur në një shoqëri,në një qeveri,të zhytur deri në fyt në korupsion,në dallavere,në mashtrime,në abuzime.Nuk mund të presësh asgjë,kur në një shoqëri dukuritë negative janë të stërmbushura ,kanë ngulfatur shoqërinë ryshfeti,dallaveret,hajnia,droga,mënyra e paligjshme e të pasuruarit,kamata,këta e ngulfatën shoqërinë.Gjithmonë në kësi situata jashtëzakonisht të zymta politike,të pasurit pasurohen jashtëzakonisht shumë,sepse shfrytëzojnë boshllëkun e një ligji të mirëfilltë,shfrytëzon boshllëkun e një qeverisje të mirë që i mbron interesat e shoqërisë.Këto janë shkaqet se pse në Kosvën tonë,por edhe në trojet tjera shqiptare,pas luftës e këndej,më shumë se një dekadë,shumica janë bërë milionera,përderisa në vendet e zhvilluara,tërë jetën punon,e trashëgon edhe pasurinë e babait të vet,ka edhe firmë të njohur,megjithatë,nuk e arrinë pasurinë e disa politikanëve,tregtarëve e biznesmenëve shqiptarë që janë pasuruar brenda një kohe të shkurtë.Përballë kësaj gjithmonë shkon e kundërta,vjen fukarrallëku dhe varfëria që shtohet dita-ditës.Në këtë situatë krijohen dy tabore të kundërta;njerëzit të cilët e adhurojnë pasurinë,jetojnë për pasurinë dhe harrojnë çdo gjë.Ata sëpari harrojnë Zotin lartë në qiell dhe pastaj harrojnë popullin dhe të varfërit në tokë.Në anën tjetër kemi njerëzit e varfër të cilët i kanë ndjenjat e trashëguara të humanizmit nga të parët e tyre.I kemi këto ndjenja sepse na i ka kultivuar edhe feja jonë sepse si populljemi shumë solidarë .Këta të varfërit sot nuk kanë.Pastaj,kjo ndarje e dy taboreve mes veti,krijon edhe urejtje mes veti dhe si rezultat i kësaj sot e dëgjojmë popullin duke thënë”ka humbur razija,është ngritur rahmeti”.Gjendja nuk është e mirë në këtë kontekst,por dhashtë zoti që të përmirësohet dhe njerëzit të vetëdijësohen,se pasuria nuk është gjithçka.
Hoxhë i Nderuar,tash na vjen muaji i Ramazanit.Me ardhjen e këtij Muaji të bekuar,shtohen ligjëratat,tribunat,aktivitetet fetare,shtohet Namazi,gjë që nuk është rast në muajt tjerë të vitit.Natyrisht,duhet respektuar ky muaj i bekuar,por kemi përshtypjen se muajt tjerë disi “lehen pasdore”.A mos vallë edhe hoxhallarët janë sezonierë?
-Jo,jo nuk qëndron kjo që hoxhallarët janë sezonierë dhe që punojnë me sezonë.Muaji i Ramazanit është muaj i madhërishëm i vlerave,është muaj i bereqetit,i ushqimit të shpirtit,të mendjes të zemrës,është muaji i solidaritetit i adhurimit.Është muaji i ngjarjeve të mëdha në historinë islame,mbi të gjitha është muaji në të cilin ka zbritur Kurani që e ndriçoi këtë glob,këtë tokë të zotit-gjithandej.All-llahu e ka veçuar këtë muaj dhe ka kërkuar prej nesh që ta veçojmë mu ashtu siç e veçoi Zoti,Ditën e Xhumasë.Hoxhallarët e kryejnë vetëm një obligim,janë më të përgatitur shpirtërisht dhe janë më të disponuar dhe të gjithë ymeti e muslimanët janë njerëz të tjerë gjatë Ramazanit.Gjithçka ndryshon gjatë Ramazanit.Përndryshe ne duhet të jemi aktiv edhe muajve të tjerë.
Hoxhë i Nderuar keni xhematë të shumtë dhe dashamirë,në Tetovë,Gostivar,Shkup e gjetiu,që me ëndje i dëgjojnë ligjëratat Tuaja.Nuk ju shohim shpesh andej nga Maqedonia.Ku qëndron problemi.Nuk ju lejojnë në kufi?
-Është e vërtetë se kemi xhematë,vëllezër dhe motra gjithandej që na duan dhe na respektojnë,si në trojet shqiptare poashtu edhe në diasporë.Unë i dua shumë dhe i çmoj e u falënderoj dhe e ndjej veten shumë krenarë,të mishëruar dhe të afërt me ta.Shkaku se unë vijë më rrallë në trojet e vëllezërve tanë andej kufirit-në Maqedoni,pikë së pari qëndron në atë se,siç e dini,agjendën e kam tepër të ngjeshur,me ligjërata në xhami e fakultet,shkrimet javore,programet televizive dhe në radio,seminare e tribuna,shkrimet e mija private,vizitat ndonjëherë të imponuara jashtë shtetit si dhe shumë obligime tjera,më bëjnë mua që të mos ju dal hakut,një pjese të madhe të qytetarëve tanë nga Ohri,Struga e Dibra e deri në Kumanovë.Shumë herë më kanë ftuar nuk kam mundur të shkoj.Falë zotit trojet tuaja andej në Maqedoni janë të mbushur me hoxhallarë shumë të mirë e të nivelit të lartë.Madje tek ju ka më shumë hoxhallarë të kualifikuar se tek ne,të cilët e spjegojnë dinin e Zotit konform Kuranit,mualimë e deri tek hafëzlerë,të cilëve ne ua kemi lakminë sepse mungojnë tek ne në Kosovë.Vëllezërit tanë atje,jo se kanë nevojë për mua,unë kam nevojë për ta,për vizita vëllazërore e jo me ua shpjeguar fenë e me mbajtur ligjërata,sepse siç thashë mejdani nuk është i zbrazur,mejdani është i mbushur me hoxhallarë e intelektualë të mirëfilltë,të cilët kanë luajtur dhe luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ngritjen e vlerave të vëllezërve tanë atje.Nuk mund ta mohoj se një prej fakteve gjithashtu janë edhe maltretimet dhe procedurat e rënda të cilat i ndjekin policia maqedonase në kufi,pritje të gjata.Këto paksa ta vështirësojnë ardhjen.Më vjen mua shumë keq se përse qytetarët tanë të presin dhe të kenë nevojë me pritë,pa asnjë arsye dhe preteks me i vizituar vëllezërit e tyre,nga gjaku,mishi nga dini.Ky është një realitet i hidhur dhe u kisha bërë apel politikanëve dhe liderëve të dy partive atje në Maqedoni,që ta kenë frikë zotin e t`i bëjnë presion faktorit maqedon,se nuk bën të ndalohet asnjë shqiptar kosovarë ,përpos nëse ka arsye bindëse e të forta.Nuk flas për vetveten,por në përgjithësi sepse jemi një trup,jemi një komb dhe kemi për obligim për ti mbrojtur interesat e njëri-tjetrit.Dashtë zoti një ditë,kalimi i këtyre kufijve të jetë rutinë…
Hoxhë i Nderuar,në fund,cili do të ishte mesazhi juaj,për popullatën shqiptare të Pollogut por edhe të Maqedonisë në përgjithësi?
-Sëpari ju falënderoj juve që keni ardhur prej atje dhe na keni dhënë këtë mundësi që t`ju drejtohem vëllezërve tanë andej.Ajo çka dua për vëllezërit e mij andej është ajo çka e dua për vetveten,për shpirtin tim.Qoftë nga ana kombëtare,politike,ekonomike,sociale etj nuk ka rrugë dhe alternativë tjetër,për të ecur përpara,pa qenë të bashkuar,pa e kuptuar se ky popull ka patur dhe ka divergjenca dhe këto janë pasuri të kombit tonë qoftë nga ana fetare,politike etj,se ky popull ka vlera të mëdha ka traditë të shkëlqyeshme.Nuk ka alternativë tjetër për të shkuar përpara pa e nxjerë interesin kombëtar e fetar para interesit personal .Jemi në prag të Ramazanit.I lumi ai që ia jep hakun Ramazanit,e Ramazani vjen për të mirën tonë,për shpirtin tonë,për dynjanë tonë e ahiretin tonë.Le t`i përkushtohemi këtij Muaji të Bekuar me trupin dhe mendjen tonë aq sa kemi mundësi dhe le të punojmë që bashkërisht ta përmirësojmë gjendjen fetare,ekonomike,sociale e politike sepse zemra po na dhemb për këtë gjendje të vëllezërve tanë andej.Mjaft e kemi dertin dhe mërzinë tonë në Kosovë me probleme të shumta,por Zoti është dëshmitarë,problemet e vëllezrëve tanë në Maqedoni por edhe në Preshevë e Bujanoc ,sikurse ka mbetur një plagë e pashërueshme në zemrat tona.Në timen po,por mendoj edhe tek shumë shqiptarë e dashamirë,të vëllezërve që i keni këndej kufirit.All-llahu të ma mundësojë që bashkërisht inshallah të ecim përpara dhe t`i “thyejmë” këta kufij , e të bashkuar të punojmë edhe për dynja edhe për ahiret.Zoti ua dhashtë të mbarën dhe qoftë me Ju në çdo punë të hajrit…..














