Në një postim në rrjetin social “Tëitter”, Apostolova ka shkruar se do të ishte e lumtur nëse një marrëveshje për murin në Mitrovicë do të ekzistonte, transmeton Express.
“Do të isha e lumtur sikur të kishim një marrëveshje për murin në Mitrovicë, por nuk është kështu”, ka shkruar ajo. Ajo shpreson se një zgjidhje do të gjendet për këtë çështje.“Diskutimet vazhdojnë dhe shpresoj se do të gjendet një zgjidhje shumë shpejt,” ka shtuar ajo.
Muri i ndërtuar në veri në bazë të një rezolutë të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, parashihet të rrënohet në fund të muajit janar.























