Në fjalimin e tij të fundit para asamblesë si sekretar i përgjithshëm, Ban shprehet se “edhe klientët e fuqishëm, të cilët ushqyejnë makinerinë e luftës i kanë përlyer duart e tyre në gjak”, transmeton atsh.
“Të pranishmit në këtë sallë janë përfaqësues të qeverive që kanë injoruar, lehtësuar, financuar, që kanë marrë pjesë apo planifikuar dhe që kanë kryer mizoritë e shkaktuara nga të gjitha anët e konfliktit të Sirisë ndaj civilëve sirianë”, përfundoi sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.






















