Do të ketë atentate terroriste më natyre islamike në Britaninë e Madhe. Alarmi është lëshuar nga Andrew Parker, shefi i MI5, shërbimet sekrete të inteligjencës në Angli në një intervistë për “The Guardian”, e para dhënë një gazete mbi këtë temë.
Parket ka shtuar se në tre vitet e fundit, anti-terrorizimi ka parandaluar 12 sulme kundër shënjestrave në vend.
Ai ka nënvizuar që kërcënimi terrorist i përfaqësuar para së gjithash nga ISIS, por edhe nga Al Kaeda, është “i vazhdueshëm”, prandaj dhe niveli i alarmit qëndron më i lartë në krahasim me atë të një sulm të mundshëm.
Bëhet fjalë, sipas shefit të kundërspiunazhit, për një nga momentet më të rrezikshme për Britaninë e Madhe.
“Pres që të individualizojmë dhe ndalojmë pjesën më të madhe të tentativave për sulm kundër këtij vendi”, – shtoi ai.
Ai nuk siguron që kjo mund të ndodhë për të gjithë, duke parë për shembull varietetin e mënyrave dhe lehtësinë me të cilën mund të goditen qytetarët. Parker shpjegon që numërohen 3 mijë “integralistë islamikë të dhunshëm” në Angli, ku pjesa më e madhe janë me kombësi britanike.























