Pak ditë kur kanë mbetur deri tek përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë, takim ky që luhet të enjten në “Elbasan Arena”, mediat serbe vazhdojnë me propagandën e tyre te njohur.
Është shefi i policisë së Beogradit, Marko Nicoviç, i cili ka folur për sfidën mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ai mendon se Serbia nuk do të jetë e sigurt në Shqipëri.
Sipas të përditshmes serbe Kurir, Nicoviç thotë se shteti shqiptar nuk ka kapacitet të ofroj siguri për ndeshjen e së enjtes.
Madje, Nicoviç shkon aq larg se aq mendon se shqiptarët do t’iu hakmerren serbëve për humbjet që ka pësuara në Koshare gjatë luftimeve të vitit 1999.
“Sigurisht që do të ketë provokime, nuk po flasim për ndeshje futbolli por për ngjarje politike. Shqiptarët këtë e kanë treguar në Beograd, ku futbolli nuk iu ka interesuar fare. Nëse bëjnë ndonjë incident do të jetë një njollë e madhe për ta si shtet, sepse është paralajmëruar se nuk do të ketë probleme. 1500 policët nuk janë të mjaftuar. E di që kreu i shtetit shqiptar nuk ka kontroll të plotë mbi policinë”, ka deklaru ar Nikovic, duke shtuar se: “Shqipëria është vendi me numrin më të vogël të shkolluar në strukturat e sigurisë. Nuk duhet harrua që aty punojnë ende njerëz që kanë qenë pjesë e sigurimit shtetëror, të cilët kanë trajnuar terroristë nga Kosova në vitin 1999. Disa nga ta janë vrarë në luftimet ushtrinë serbe në regjionin e Koshares. Ata këtë sigurisht se nuk e kanë harruar dhe do të kërkojnë mënyrë për tu hakmerru”.















