Për herë të parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të përdorin edhe luftën kibernetike kundër Shtetit Islamik.
Objektivi i fushatës së re, siç raporton “New York Times”, është të frenojë kapacitetin e Kalifatit për të shpërndarë mesazhe, për të rekrutuar luftëtarë të rinj, për të përcjellë urdhrat e drejtuesve ushtarakë etj.
Qëllimi është të manipulohen rrjetet e komunikimit, për të krijuar mosbesim për sigurinë e qarkullimit të informacionit.














