• Latest
  • Trending
  • All

SHBA/ Trump dhe Biden përplasen në distancë për koronavirusin

16/10/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

SHBA/ Trump dhe Biden përplasen në distancë për koronavirusin

16/10/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Kandidati demokrat presidencial Joe Biden kritikoi të enjten atë që ai e quajti përgjigjen e nxitur nga “paniku” të Presidentit Donald Trump ndaj pandemisë së koronavirusit, ndërsa zoti Trump mbrojti menaxhimin nga ana e tij të një krize që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 217,000 amerikanëve. Dy rivalët folën në dy takime të ndryshme me pyetje-përgjigje nga votuesit, që u mbajtën dhe u transmetuan njëkohësisht në rrjete të veçanta televizive, pasi një debat i planifikuar fillimisht për të enjten u anulua ndërpre pasi Trump kontraktoi COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi.

Debati në distancë, ishte një kujtesë e zymtë për mënyrën se si është transformuar sezoni i fushatës nga një pandemi që ka nxitur më shumë se 18 milion njerëz të hedhin votat më shumë se dy javë para ditës së zgjedhjeve më 3 nëntor. Ish-nënpresidenti Biden, duke folur para votuesve në Filadelfia në televizionin ABC, fajësoi presidentin republikan se e kishte mbajtur të fshtehtë se sa vdekjeprurës ishte virusi që ka infektuar gati 8 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara. “Ai tha se nuk i tregoi askujt sepse kishte frikë se amerikanët do t’i kapte paniku,” tha Biden. “Amerikanët nuk përfshihen nga paniku. Ai u kap nga paniku.”

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Aktiviteti në Kopshtin e Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti Trump mbrojti si reagimin e tij ndaj pandemisë, ashtu edhe sjelljen e tij personale, përfshirë skenën e një aktiviteti në Kopshtin e Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, ku vetëm pak vetë mbanin maska ose praktikonin distancimin fizik, gjë që rezultoi në infektimin e shumë vetëve. “Unë jam president – duhet të takohem me njerëz, nuk mund të rri në bodrum,” tha zoti Trump në televizionin NBC para një auditori të hapur votuesish në Majami, duke kritikuar në mënyrë të tërthortë zotin Biden që për disa muaj nuk bëri fushatë për shkak të pandemisë.

Presidenti Trump nuk iu përgjigj pyetjeve se kur ishte hera e fundit që kishte rezultuar negativ para se të merrte virusin, duke thënë se nuk e kujtonte me saktësi. Zoti Trump, i cili ndërpreu në mënyrë agresive zotin Biden gjatë një debati kaotik dy javë më parë, ruajti të njëjtin ton luftarak, duke u përplasur shpesh me moderatoren Savannah Guthrie. Ai tha se kishte “dëgjuar variante të ndryshme” rreth efikasitetit të maskave, edhe pse ekspertët e shëndetit publik të administratës së tij kanë thënë që mbajtja e tyre është thelbësore për të ndaluar përhapjen e virusit.

Presidenti nuk pranoi të denonconte QAnon, teoria e rreme e konspiracionit sipas së cilës demokratët janë pjesë e një rrjeti global pedofilie, duke lavdëruar së pari ata që e besojnë këtë teori se janë kundër pedofilisë, përpara se të thoshte se ai nuk dinte asgjë për lëvizjen. Zoti Trump gjithashtu iu shmang pyetjeve në lidhje me një hetim të New York Times të dy dekadave të taksave të tij, të cilat ai ka refuzuar t’i lëshojë publikisht, megjithëse për dekada me radhë presidentët e tjerë e kanë bërë një gjë të tillë.

Ai u duk se konfirmoi raportin e gazetës se ai ka rreth 400 milionë dollarë borxhe, duke argumentuar se kjo shuma nuk ishte “asgjë” krahasuar me pasurinë e tij. Ai gjithashtu nuk e mohoi artikullin e gazetës se kishte paguar vetëm 750 dollarë taksa federale për të ardhurat gjatë vitit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, megjithëse tha në një moment se shifrat e gazetës ishin “të gabuara”.

Një fluks i hershëm votimi
Debati i dytë presidencial ishte planifikuar fillimisht për të enjten mbrëma, por zoti Trump u tërhoq pasi organizatorët vendosën ta ndryshonin formatin në një debat virtual pas diagnozës së tij me COVID-19 dy javë më parë. Një debat përfundimtar vazhdon të jetë i planifikuar ende për më 22 Tetor në Nashville, Tenesi.

Presidenti Trump, i cili kaloi tre ditë në një spital ushtarak por që atëherë është kthyer në fushatë, po përpiqet të ndryshojë dinamikën e garës. Sondazhet e Reuters / Ipsos tregojnë se ish-nënpresidenti Biden ka një epërsi të konsiderueshme kombëtare, megjithëse përparësia e tij në shtetet vendimtare, është më pak e theksuar. Në Karolinën e Veriut, një shtet shumë konkurrues, pati radhë të gjata të enjten ndërsa filloi votimi i hershëm prej më shumë se dy javësh, pas një pjesëmarrjeje rekord në Xhorxha dhe Teksas gjatë javës.

Rreth 18.3 milion amerikanë kanë votuar ose personalisht ose me postë deri tani, që përbëjnë 12.9% të votave të përgjithshme të numëruara në zgjedhjet e përgjithshme 2016, sipas Projektit të Zgjedhjeve të Shteteve të Bashkuara në Universitetin e Floridas. Votuesit po përpiqen të shmangin radhët në Ditën e Zgjedhjeve për t’u ruajtur nga koronavirusi ndërsa infeksionet dhe shtrimet në spital vazhdojnë të rriten, por edhe për t’u siguruar që fletët e tyre të votimit do të numërohen. Shumë janë të shqetësuar se presidenti Trump do të sfidojë fletëvotimet e përdorura gjerësisht me postë, pas pretendimeve të tij të përsëritura pa prova se ato do të manipulohen.

Beteja për Gjykatën e Lartë
Dy kandidatët ishin të kujdesshëm në përgjigjet lidhur me Seancat në Senat për konfirmimin e gjykatëses Amy Coney Barrett, kandidatja e Presidentit Trump për Gjykatën e Lartë. Republikanët duan që zonja Barrett të konfirimohet para zgjedhjeve, ndërsa kishin refuzuar ta bënin këtë për ish-kandidatin e ish Presidentit Demokrat Barack Obama në 2016, duke thënë se do të ishte e papërshtatshme në një vit zgjedhjesh.

Zoti Biden tha se ai nuk ishte “tifoz” i idesë së fryrjes së gjykatave, ideja e promovuar nga disa demokratë për të shtuar gjykatës për t’iu kundërpërgjigjur asaj që ata e konsiderojnë si një vend të vjedhur në gjykatë. Por ai nuk pranoi ta përjashtonte një mundësi të tillë pasi moderatori George Stephanopoulos këmbënguli, duke thënë: “Varet se si do të rrjedhin ngjarjet.” Trump nuk pranoi të thoshte nëse do të donte që të shfuqizohej e drejta për abort, diçka që shumë studiues ligjorë besojnë se ka më shumë të ngjarë të ndodhë me konservatoren Barrett në gjykatë. “Mendoj se ajo do të marrë një vendim të shkëlqyer,” tha ai. “Unë nuk i kam thënë se çfarë vendimi të marrë”.

1.5 miliardë dollarë
Në një tregues të vendosmërisë së demokratëve për të mposhtur Presidentin Trump, një fluks masiv fondesh është derdhur në arkën e partisë demokrate. Organizata demokrate për mbledhjen e fondeve ActBlue tha të enjten se ka grumbulluar 1.5 miliardë dollarë online nga korriku deri në shtator, shuma më e madhe që kishte mbledhur ndonjëherë në një tremujor. Ndërsa platforma kryesore republikane për mbledhjen e fondeve WinRed tha të hënën se ajo kishte mbledhur 623.5 milion dollarë në të njëjtën periudhë.

Fushata e zotit Biden mblodhi 383 milion dollarë në shtator, duke vendosur një rekord të ri për një fushatë amerikane për të dytin muaj radhazi. Fushata e zotit Trump nuk i ka publikuar shifrat e saj mujore. Të dy kandidatët po vizitojnë shtetet vendimtare këtë javë. Zoti Trump ka mbajtur tubime në Florida, Pensilvani dhe Ajova, ndërsa zoti Biden po udhëton në Ohajo dhe Florida./VOA

Previous Post

OBSH: Masat vendimtare “absolutisht të nevojshme” për të shpëtuar jetë

Next Post

Rekord i zi! Izolimi nuk jep efekt, Franca shënon rritje galopante të numrit të të infektimeve me Covid-19

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Rekord i zi! Izolimi nuk jep efekt, Franca shënon rritje galopante të numrit të të infektimeve me Covid-19

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.