• Latest
  • Trending
  • All

SHBA/ Një libër mbi historinë frymëzuese të veprimtarit shqiptar Skender Thaçi

04/10/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHBA/ Një libër mbi historinë frymëzuese të veprimtarit shqiptar Skender Thaçi

04/10/2022
in Aktualitet

Dje në qytetin e Nju Jorkut u prezantua për publikun libri me titull “Skender Imer Thaçi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi”. Ky libër është ndërtuar duke u bazuar në historinë e pazakontë dhe frymëzyese të Skender Thaçit, një veprimtar dhe humanist shqiptar që rrjedh nga një familje patriotike. Ai përjetoi shumë vuajtje në jetë, por sot është një biznesmen i suksesshëm dhe aktivist i madh i çështjes shqiptare.

Në këtë fotografi të vitit 1961 shihet Skender Thaçi me vëllain binjak Nerimin në një burg në Nikshiq të Malit të Zi.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Ata u burgosën në moshë të re sepse ishin bijtë e nacionalistit dhe patriotit Imer Thaçi, i vrarë dhe i zhdukur nga UDB-ja Jugosllave kur ata ishin vetëm dy vjeç.

Historia e pazakontë e familjes Thaçi nuk mbaron me kaq. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, aktivisti dhe humanisti shqiptar Skender Thaçi thotë se megjithë sfidat që e përcollën gjithë jetën, ishin tre shtylla që e mbajtën në këmbë.

“Babain tim që dha shumë, që nga pushtimi i Shqipërisë në vitin 39 e deri në çlirimin e atdheut, Shqipërisë. Burgosjet, arratisjet, pastaj Komiteti “Shqipëria e Lirë” që ai drejtoi në ish-Jugosllavi, sa e lau edhe me kokë. Ato ishin pasojat familjare që ne u burgosëm si dy vjeç, unë me vëllain tim, me nënën time, me gruan e xhaxhait dhe është një rast unik tjetër që gruaja e xhaxhait ka lindur djalin në burg në Nikshiq të Malit të Zi dhe nëna ime e ka pagëzuar me emrin Burge. Forcën tjetër unë e kisha Cucë Avdylin në Gygysen, si një heroine që në atë kohë ishte përleshur me sllavo-malazezët në Tropojë, në Gygysen. Ato ishin të gjitha mootivet dhe vuajtjet që më shtynë për të qenë ky që jam”, tha zoti Thaçi për Zërin e Amerikës.

Heroina e zotit Thaçi është nëna e tij, Bade Thaçi. Ajo kishte arritur që pavarësisht vuajtjeve të mbajë familjen e bashkuar drejt synimit për t’u ringritur.

“Unë kam punuar që fëmijë, për të kontribuar për të ndihmuar nënën time për t’u ushqyer. Ajo ka punuar arave dhe tokave të Gucisë në atë kohë me dy fëmijë jetim, me burrë të zhdukur nga UDB-ja, pa asnjë përkrahje. Rikthimi jonë në Kosovë prap ka qenë sfidues, nga zero pa asnjë mbështetje, pa asnjë ndihmë. Dhe e gjithë kjo është konsoliduar në zhvillim, intelektual dhe profesional. Në fund të viteve 90 ne ishim me biznes. Dhe unë isha në Shqipëri për të përcjell atë amanetin e babait tim që duhet të bëj diçka për vendin tim”, shtoi aktivisti Thaçi.

Sot, Skender Thaçi është pronar i disa resorteve turistike dhe drejtues i shoqatës që mbështet turizmin në Kosovë, një filantrop dhe një nga kontribuesit më të mëdhenj të çështjes shqiptare.

Kjo histori frymëzuese është pjesë e librit me titull “Skender Imer Thaçi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi”, e cila u promovua edhe në Shtetet e Bashkuara në një ceremoni të organizuar nga Federata Panshqiptare Vatra në Bronks të Nju Jorkut.

“Është historia që çdokush nga ne ka një copëz që e gjenë veten. Ose ka humbur prindërit, ose ka përjetuar persekutimin e familjes ose janë dëbuar nga vendi për arsye të ndryshme. Të gjithë ne duhet të marrim mesazhet e këtij libri dhe t’i shohim me një sy tjetër dhe të mendojmë që edhe ne mundemi të bëhemi njerëz më të mirë, të kontribuojmë për vendin në forma të ndryshme”, tha autorja e librit Leonora Laçi.

Kryetari i shoqatës Vatra, Elmi Berisha tha se ngjarje si kjo ndihmojnë në lidhjen edhe më të madhe të brezit të ri të shqiptaro-amerikanëve me rrënjët.

“T’i joshim edhe më shumë gjeneratat e reja që të jenë pjesë e Vatrës, pjesë e proceseve të mëdha, por mbi të gjitha që të mishërohen me patriotizmin, me veprën, me luftën dhe sakrificën e kombit shqiptar dhe disa familjeve npë veëanti”, tha zoti Berisha për Zërin e Amerikës.

Pjesëmarrësit në këtë ceremoni shprehën mirënjohjen e tyre për librin.

“Është një vepër e një punë fenomenale Ju falenderoj për udhëtimin tuaj këtu. Ju falenderoj që na sollët këtë histori që ne do ta lexojmë dhe kujtojmë njerëzit që kontribuan për atdheun tonë”, tha aktivisti shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari.

“Të emocionon aq shumë dhe të mbush me aq shumë dhimbje por edhe me një lloj force shpirtërore se si njeriu edhe i ballafaquar me gjithë këto vështirësi kaq të mëdha, jen një moment kur i përballon ato, ia del mbanë dhe bëhet njeri i shquar”, tha ish Ambasadori I Shqipërisë në Britani, Mal Berisha.

Në të ardhmen, planet janë që libri të botohet edhe në gjuhën angleze./VOA/

Previous Post

Kosova nuk mund të bëhet viktimë e parashikimeve të gabuara për luftë

Next Post

Për çdo vit Shqipërisë i zbrazet një qytet

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Për çdo vit Shqipërisë i zbrazet një qytet

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.