I dërguari i posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin, Mathew Palmer, në një intervistë për Zërin e Amerikës, deklaroi se SHBA përkrah nisjen e konferencës ndërqeveritare për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, para përfundimit të këtij viti.
Pas një heshtje të gjatë, duke folur pas thuajse një viti, Palmer ka dhënë një mesazh të fortë ndaj politikës shqiptare, ku ka kërkuar që të vijojë përkrahja e reformës në drejtësi, që SPAK dhe Byroja e Hetimit të nisin veprimet konkrete dhe forcat politike ta shikojnë SHBA si mbështetëse e Shqipërisë.
Duke folur për politikën shqiptare, zyrtari i lartë i DASH ju kthye sërish çështjes së vitit 2019 kur tha se ishte një gabim djegia e mandateve, ndaj ka përshëndetur qëndrimin e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.
Duke folur për ndryshimin e administratës në Shtëpinë e Bardhë, palmer deklaroi se politika e SHBA për Ballkanin nuk ndryshon dhe është gjithmonë në përkrahje të integrimit euroatlentik të Ballkanit.