Ai sugjeronte që pjesa tjetër e Maqedonisë të bëhet pjesë e Bullgarisë apo e çdo vendi tjetër, me të cilin pretendon të ketë lidhje.
Komentet e ligjvenësit Rohrabacher, që është anëtar i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë dhe kryetar i Nënkomisionit për Çështjet Evropiane, ngjallën shqetësime në Shkup.
Ministria e Jashtme e Maqedonisë u shpreh përmes një deklarate se komente të tilla “ndezin retorika nacionaliste mes vendeve fqinje dhe kthejnë të kaluarën”.























