Nunes, republikan nga Kalifornia, tha sot se ai tërhiqet nga hetimi për shkak të ankesave për sjellje jopërkatëse, që janë bërë kundër tij nga Zyra Etike e Kongresit.
Ai thotë se ankesat janë false dhe të motivuara politikisht.
Udhëheqjen e komitetit gjatë hetimit për Rusinë, do ta marrë republikani, Mike Conaway, derisa Nunes do ta vazhdoj punën e tij në komitet.
Kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese, Paul Ryan, tha se e mbështet vendimin e zotit Nunes, pasi çështjet etike “do të ishin shmangie” nga hetimi.
Devin Nunes është kritikuar ashpër për takime të fshehta me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe kjo i ka shtruar çështjet e paanshmërisë së tij gjatë hetimeve të administratës së presidentit, Donald Trump.
Kritikët, po ashtu, kishin vërejtje ndaj zotit Nunes pasi ai kishte luajtur rol kryesor në ekipin tranzitor të Trumpit.






















