“Ne i dënojmë pa rezerva të gjitha format e jotolerancës religjioze dhe etnike ose urrejtjen, si në vend ashtu edhe në gjithë botën”, tha zëvendëspërfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara, Stefanie Amadeo.
“Megjithatë, për shkak të shtrirjes tepër të ngushtë të rezolutës dhe natyrës së saj politizuese dhe për shkak se ajo bën thirrje për kufizim të lirisë së shprehjes fundamentale, Shtetet e Bashkuara nuk mund ta mbështesin atë”, tha Amadeo.
Sipas saj, “rekomandimet e kësaj rezolute për kufizimin e lirisë së shprehjes, lirisë së bashkimit dhe të drejtën për tubim paqësor, janë në kundërshtim me parimet që i përmbanë Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut dhe ajo duhet të kundërshtohet”.
Për dallim nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit, rezolutat e komiteteve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, nuk konsiderohen juridikisht të obligueshme.





















