Udhëtimi i zotit Carter në Ankara, vjen ndërsa shqetësimi i Uashingtonit po rritet lidhur me tensionet në fushatën për të rimarrë kontrollin e Mosulit nga xhihadistët e Shtetit Islamik.
Turqia do që të ketë një rol më të madh në betejën për qytetin e dytë më të madh të Irakut, por qeveria irakiane është kundër përfshirjes ushtarake turke dhe Shtetet e Bashkuara druhen se tensionet mes dy vendeve, mund të sabotojnë një marrëveshje që po i mban milicitë rivale sektare dhe etnike jashtë Mosulit.






















