Një shqiptar i natyralizuar si amerikan është arrestuar nga Task Forca e FBI për Terrorizëm ditën e sotme. Sipas raportimeve në mediat amerikane, Sajmir Alimehmeti dyshohet se ka ndihmuar terroristë të ndryshëm brenda territorit amerikan.
Ai ishte nën hetim nga autoritetet për 18 muaj. Pas kontrolleve në banesë, agjentët e FBI gjetën edhe flamurin e zi të ISIS. Nuk është ende e qartë nëse Alimehmeti ka qenë i lidhur konkretisht me ndonjë grup terrorist.
Sidoqoftë sipas burimeve nga grupi hetimor, mediat amerikane shkruajnë se ai po planifikonte për të udhëtuar drejt Sirisë, ku ISIS, Al Qaeda dhe organizata të tjera terroriste janë duke vepruar. Shqiptari ka edhe një vëlla tjetër të burgosur në Shqipëri raporton NBC News New York.
Sajmir Alimehmeti do të paraqitet në gjykatë ditën e sotme, ndërkohë që nga zyra e Prokurorit të SHBA-së në Manhatan pritet të jepen të tjera detaje rreth hetimit.
/LAPSI.AL/















