Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kuptojnë nevojën e Turqisë që përgjegjësit për tentim puçin e mëhershëm t’i çojë para drejtësisë, por arrestimi i shumë gazetarëve është pjesa shqetësuese e trendit, gjë që ndikon në diskursin publik, ka njoftuar Stejt Departmenti.
“Ne këtë e kemi parë si trend brengosës në Turqi ku organet qeveritare, policia dhe drejtësia po e shfrytëzojnë për diskurs të dekurajimit të legjitimitetit politik”, ka thënë zëdhënësi i Stejt Departmentit, John Kirby, transmeton lajmi.net.
Autoritetet turke kanë lëshuar sot fletarrestime për 47 ish gazetarë të së përditshmes “Zaman”, në kuadër të masave të pastrimit që janë ndërmarrë pas tentim puçit ushtarak më 15 korrik.
E përditshmja “Zaman” ka qenë e lidhur me imamin turk, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për organizator të puçit.






















