Dy prej tyre, Rogers Ademaj dhe Luan Lama, ndodhen në paraburgim, ndërkohë që dy të tjerët, Ilir Shehu dhe Fatmir Gjeta janë të shpallur në kërkim policor.
Nën gjykim është edhe Shkëlqim Spahiu, i cili sipas prokurorisë ka patur dijeni për kërcënimet ndaj adoleshentit, por nuk ka kallëzuar pranë autoriteteve.
Të pandehurit e kërcënonin 17-vjeçarin se do t’i njoftonin familjen e për këtë ai ka marrë fshehtaz në të gjitha episodet nga 2.500 deri në 5 mijë euro, derisa në rastin e fundit është dorëzuar dhe ka njoftuar familjen për situatën, çka ka sjellë edhe zbulimin e gjobëvënesve.
Prej dy vitesh vërehet një trend në rritje i gjobëvënieve përmes rrjeteve sociale, veçanërisht tek të rinj e të mitur, më i rëndi i të cilëve ishte ai i gjobëvënies për bullizëm, ose disa të mitur që kërcënonin një vajzë nga Elbasani se do ta shanin në klasë nëse ajo nuk iu sillte lekë.






















