“Erdha unë”- ka qenë batuta e kryeministrit, ndërsa Basha i është përgjigjur “vazhdo atje brenda” dhe ka vijuar komunikimin me gazetarët, duke sqaruar një intervistë për një medie të huaj, e keqkuptuar sipas tij në Tiranë për përmendjen e përfaqësuesve të besimit katolik në kuvend.
Ftesës së aleatëve të Bashës për këtë tryezë i janë përgjigjur të gjitha partitë parlamentare që kanë mbërritur në kohë në kryesinë e kuvendit, përfshi kryesocialistin, njëkohësisht kryeministër i vendit Edi Rama që erdhi pas një takimi elektoral në Elbasan.























