Kështu Muja përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook ka uruar anëtarsimin e Malit të Zi në NATO dhe ka ritheksuar se e kundërshton demarkacionin.
Postimi i plotë:
Urime Nato , Urime Mal i Zi , Urime Kosove , Urime Ballkan
Sot parlamenti i Malit te Zi e votoj antarsimin ne NATO, per kete edhe i uroj Malit te zi antarsimin. Sot derisa po lexoja se Mali i zi votoj pro-antarsimit ne NATO , vazhdimisht me vinin ne mendje deklaratat e disa qeveritareve tanë që tash e dy vite ishin me te shqetësuar se vet pjesa malazeze pro-perendimore, se mos ratifikimi i marrveshjes per demarkacion nga ana e Kosoves, po qon uje ne “mulli” të Rusisë.Çka te them tjeter, pos se ishin dhe janë servila dhe mjerana ata që për dy vite çdonjerin që e kundershtonte ketë marrveshje te gabuar, e akuzonin si argat të Rusisë. Mali i zi e votoj antarsimin ne NATO edhe pse marrveshja per demarkacion nuk u ratifikua nga Kosova dhe u deshmua se mos ratifikimi nuk ishte ide anti NATO e as anti BE, por thjeshtë ishte dhe eshte nje thirrje per korrigjim te gabimeve rreth vijes se vertete kufitare në marrveshjen e nenshkruar nga komisionet shtetrore.























