• Latest
  • Trending
  • All

Shaban Murati: Lajçak adopton qëndrimin e Rusisë për Kosovën-Prishtina të refuzojë kurthin e Rezolutës 1244 si bazë bisedimesh

15/07/2020

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 29 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Shaban Murati: Lajçak adopton qëndrimin e Rusisë për Kosovën-Prishtina të refuzojë kurthin e Rezolutës 1244 si bazë bisedimesh

15/07/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Histori, Lajme, Opinion

Nuk mund te klasifikohet ndryshe veçse si një skandal diplomatik vizita dhe bisedimet, që i dërguari i posaçëm i BE për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, zhvilloi në datën 13 Korrik me ambasadorin e Rusisë në BE, Vladimir Çizhov, në selinë e ambasadës ruse. Është skandal, sepse nuk ka asnjë logjikë dhe arsye që i dërguari i posaçëm i BE për bisedimet Serbi-Kosovë të shkojë për konsultime në zyrën e ambasadorit rus dy ditë përpara takimit në Bruksel midis presidentit serb Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, në Bruksel me ndërmjetësimin e BE.

Me të drejtë menjëherë lind pyetja se përse nuk shkoi i dërguari i posaçëm i BE për konsultime dhe bisedime te ambasadori amerikan në BE? SHBA janë të angazhuar direkt në zgjidhjen e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Ndërmjetësimin e SHBA në dialogun Serbi-Kosovë e kanë pranuar zyrtarisht edhe Prishtina, edhe Beogradi, kur udhëheqësit e tyre pranuan ftesën të shkojnë në samitin e Shtëpisë së Bardhë të caktuar për datën 27 Qershor 2020.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

I dërguari i posaçëm i BE, Lajçak, shkoi tek ambasadori rus, sepse në mënyrë të qëllimshme ai dëshironte të adoptonte qendrimin e politikës ruse në lidhje me dialogun Serbi-Kosovë. Në komunikatën e misionit të Rusisë në BE për bisedimet Lajçak-Çizhov, publikuar në 14 Korrik, thuhet tekstualisht: “Palët theksuan se Rezoluta 1244 e KS të OKB është baza juridike për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe mbetet aktuale në masë të plote”. Zyra e Lajçakut nuk e ka përgënjeshtruar komunikatën e ambasadës ruse në BE për këtë takim. Është hera e parë që një përfaqësues i lartë zyrtar i BE shpall zyrtarisht dhe publikisht se bashkohet me qendrimin e Rusisë që baza e zgjidhjes së konfliktit Serbi-Kosovë është Rezoluta 1244 e KS të OKB.

Është hera e parë që një përfaqësues i lartë zyrtar i BE flet per “problem të Kosovës” në një kohë që nuk ekziston “problem i Kosovës”, por ekziston çeshtja e normalizimit të marrëdhënieve midis dy shteteve, Serbisë dhe Kosovës, dhe për këtë Asamblea e Përgjithëshme e OKB në 2010 i dha Bashkimit Europian mandatin e ndërmjetësuesit për dialogun Serbi-Kosovë. Lajçakun e mbajnë si një ekspert të rajonit, por është e pafalshme që ai të mos e dijë se Rezoluta 1244 nuk i takon Serbisë, sepse ajo rezolutë nuk e përmend në asnjë rresht Serbinë.

Nëse Rusia dhe Serbia spekullojnë me rezolutën, sepse ajo përmend diku një lloj sovraniteti të RFJ-së, Lajçak duhet ta dijë se RFJ është shtet që nuk ekziston. Nga ana tjetër Lajçak duhet ta dijë se në vitin 1999 kur është miratuar Rezoluta 1244 Serbia nuk ka qenë anëtare e OKB dhe në bazë të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të 15 Dhjetorit të vitit 2004 Serbisë nuk i takon asnjë e drejtë dhe pretendim mbi dokumentet e OKB. Është vërtet e habitshme se si i dërguari i posaçëm i BE i bashkëngjitet qendrimit dhe strategjisë së Rusisë në çeshtjen e dialogut Serbi-Kosovë.

Qendrimi rus i Lajçakut bëhet edhe më skandaloz, duke ditur që nuk ka asnjë dokument zyrtar të ndonjë samiti apo ministeriali të BE që të deklarojë se baza juridike e zgjidhjes së dialogut është Rezoluta 1244. Nuk është e qartë përse i dërguari Lajçak doli tani me këtë ide të re, apo me saktë ide ruse, dy ditë para bisedimeve Serbi-Kosovë në Bruksel. Është shkelje e mandatit dhe e statusit të ndërmjetësuesit nga ana e të dërguarit të posaçëm të BE për dialogun Serbi-Kosovë, i cili shpall dy ditë para takimit të Brukselit të 16 Korrikut unisonin e tij me diplomacinë ruse dhe serbe.

Si i laururuar në Institutin MGIMO të Ministrisë së Jashtme Ruse, Lajçak mund të ketë dobësitë e veta personale për diplomacinë ruse, por në mandatin si i dërguar i posaçëm i BE nuk ka të drejtë që t’i ngjisë ndërmjetësimit diplomatik të BE-së qendrimin dhe interesat e Rusisë. Me këto sjellje diplomatike ai paragjykon bisedimet e ardhshme në Bruksel midis presidentit serb dhe kryeministrit të Kosovës, sepse merr hapur anën e një pale, Serbisë dhe Rusisë. Prishtina ndodhet përpara një kurthi të ri diplomatik ruso-serb dhe të disa qarqeve europiane filorusoserbe.

Kryeministri dhe qeveria e Kosovës nuk duhet kurrsesi të pranojnë direkt apo indirekt ndonjë platformë apo sugjerim nga “Lajçakët” për të vendosur të ashtuquajturën rezolutë 1244 si bazë e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Ndaj qendrimi rus i adoptuar nga i dërguari i posaçëm i BE duhet të hidhet poshtë me vendosmëri nga qeveria e Prishtinës para se të shkohet në Bruksel.

Post Views: 147
Previous Post

Shpresë nga kompania Moderna: Rezultate optimiste në provat me vaksinën kundër COVID

Next Post

Pse po përhapet kaq shpejt Covid-19? Shefi i zyrës së OBSH tregon 3 gabimet që bëjmë çdo ditë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Një vlerësim i veçantë vjen për Shqipërinë nga mediumi prestigjioz amerikan CNN, i cili në një artikull të publikuar të premten...

Next Post

Pse po përhapet kaq shpejt Covid-19? Shefi i zyrës së OBSH tregon 3 gabimet që bëjmë çdo ditë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.