• Latest
  • Trending
  • All

Sfidat e sigurisë

01/03/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Sfidat e sigurisë

01/03/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Fatmir Mediu

Sfidat e sigurisë në Europë nuk janë të ndara nga sfidat e sigurisë globale, ajo çka ndryshon sot është një zhvillim i shpejtë i kërcënimeve në mënyrën më brutale dhe shoqëruar me pasiguri kudo.

1-Së pari duhet të përcaktojmë se: A janë sfidat siç konsideroheshin rreth 2 vjet më parë??? Padyshim ato sot janë një kombinim i shumëfishtë mjetesh konvencionale dhe jokonvencionale lufte, që përfshin luftën ekonomike, sulmet kibernetike, diplomacinë, luftën e informacionit dhe propagandës, mbështetjen e konflikteve lokale, përfshirjen e forcave jo të rregullta ushtarake, forcave speciale, dhe forcave të rregullta ushtarake. Komandanti Suprem i Aleancës, Gjeneral Breedlove e karakterizon konfliktin në Ukrainë: Si një luftë hibride duke përdorur të gjitha mjetet që ata kanë për të krijuar destabilitet në Ukrainë, përdorimin e mjeteve financiare, propagande dhe informacioni për të justifikuar luftën në emër të Rusisë, krijimin e problemeve, dërgimin e forcave të rregullta dhe të parregullta ushtarake, për të nxitur përplasje dhe probleme.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

2- Së dyti: Lufta kundër terrorizmit dhe si po përballohet ajo??

Për herë të parë, idenë e krijimit të Shtetit Islamik e kam dëgjuar gjatë një vizite në CENTCOM, në Florida në 2006, si dhe më vonë në Komandën për Transformim të NATO-s në Norfolk, në shpjegimet që u dhanë rreth veprimeve të Al Qaedes dhe grupeve terroriste në Irak. Presidenti Bush pas sulmeve të 11 shtatorit, ka theksuar se: “War on terror begins with Al Qaeda, but it does not end there…It will not end until every terrorist group of global reach has been stopped and defatted.” ISIL është tashmë një rrezik më i madh se Al Qaeda. ISIL është tashmë një organizatë terroriste me potencial dhe mjete ushtarake, me asete rreth 2 miliard dollarë, dhe një numër luftëtarësh sipas CIA mbi 30 mijë vetë. Ndërsa burimet kurde flasin për shumë më tepër. Harta e shtrirjes së luftëtarëve të huaj është e shpërndarë në gjithë globin. Në vende të zhvilluara dhe jo të zhvilluara, si dhe në Ballkan.

3- Së treti: Kriza e refugjatëve dhe si po përballohet ajo? Rreth 207 000 refugjatë kanë tentuar të kalojnë detin Mesdhe në 2014, ndërsa 3,400 prej tyre kanë humbur jetën. Situata është tepër kritike, sidomos për Italinë dhe padyshim për Europën, e cila është pa një plan veprimi për t’u përballur dhe kontrolluar këtë fluks të madh emigrantësh. Pope Francis: Është e nevojshme të ketë një përgjigje të përbashkët për çështjen e migracionit. Ne nuk mund të lejojmë që Mesdheu të kthehet në një varrezë masive. Kjo rrugë emigracioni mund të përdoret siç është pretenduar nga drejtues të ISIS për të trafikuar terroristë në Europë dhe si një mundësi bashkëpunimi e terroristëve me grupet mafioze kriminale të trafikut të drogës dhe armëve.

4-Së katërti: Siguria Energjetike. Kush do jetë natyra e lojës së re globale për gazin- si shtetet do sigurojnë atë nëpërmjet tregtimit apo ndërvarësisë?

Kush është rruga e drejtë e Europës për të garantuar sigurinë e vet energjetike.- pavarësinë apo ndërvarësinë? Tashmë është evidente se shumë vendime janë të ndërvarura nga kjo marrëdhënie. Marrëveshja e Kinës me Rusinë padyshim merr një përmasë globale në konceptin e sigurisë. Europa akoma nuk ka një strategji koherente për të siguruar furnizimin me Shale Gas, që ka krijuar avantazhe sinjifikative për SHBA.

5- Forca dhe teknologjitë e mbrojtjes

Rënia e buxheteve të mbrojtjes ka krijuar një problem të madh për sigurinë kolektive dhe industritë ushtarake, si dhe në nivelet operacionale, sidomos në Europë. NATO është koalicioni politiko – ushtarak më i fuqishëm në glob dhe roli i NATO-s në garantimin e sigurisë jo thjesht Europiane. Mbrojtja kolektive si koncept, jo thjesht qëndrimet politike, por ajo kombinon nivelet operacionale ndërveprimin dhe teknologjitë e domosdoshme ushtarake për t`ju përgjigjur po kolektivisht sfidave kudo që janë, çdo vend duhet të ketë rolin dhe kontributin e tij. Shumë vende anëtare të NATO-s nuk po plotësojnë detyrimet për shpenzimet ushtarake, përkundrazi i kanë ulur ato ndjeshëm. Samiti i Wells-it vendosi ndalimin e uljeve në shpenzimet e mbrojtjes, angazhimin politik për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në termat real të rritjes së GDP, konfirmimin e angazhimit për të lëvizur drejt 2% me qëllim që të arrihen kapacitetet e përcaktuara të NATO-s. Por situata e pas-Wells-it tregon të kundërtën: Ne si Shqipëri kemi një vendim të parlamentit për të garantuar 2 % të GDP deri në 2020 për shpenzimet e mbrojtjes. Kjo është një përgjegjësi politike që e kemi vendosur së bashku dhe duhet ta mbajmë, duke mbështetur Ministren e Mbrojtjes në arritjen e këtij objektivi, jo thjesht si premtim ndaj NATO-s, por si domosdoshmëri për të garantuar një FA operacionale dhe të ndërveprueshme. Këshilli i Sigurisë Kombëtare duhet të kthehet në një institucion të rëndësishëm dhe funksional i analizës dhe vendimmarrjes për çështjet tona të Sigurisë. Ndarja e peshës së mbrojtjes kolektive dhe e përgjegjësive është tashmë një domosdoshmëri, jo një zgjedhje.

Në Samitin e Wells-it, presidenti Obama deklaroi se “Defense of Talin and Riga and Vilnus is just as important as the defense of Berlin and London and Paris”, duke dhënë mesazhin e veprimit pa ekuivok në mbështetje të vendeve të NATO-s, mbas kërcënimit rus. Dy janë hot spotet e sotme, të cilat kërcënojnë drejtpërdrejt Europën.

  1. Ukraina

Për herë të parë në 2006, në Konferencën e VERGUNDES në Munich, atëherë Presidenti Putin deklaroi se Rusia është kthyer tashmë në sferën e vendimmarrjes globale, bota nuk është më një polare dhe ajo nuk mund të jetë indiferente ndaj zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s dhe BE afër kufijve të saj, duke i transmetuar një mesazh të qartë Perendimit mbi aspiratat ruse. Ndërsa në dhjetor 2004 Putin shprehej në parim dakord me afrimin e Ukrainës drej Bashkimit Evropian

Dhjetë vite më vonë, në dhjetor 2014 ai do të thoshte se: “Krimea ka rëndësi të paçmuar qytetërues dhe madje rëndësi të shenjtë për Rusinë, si Temple Mount në Jerusalem për pasuesit e Islamit dhe Judaizmit. Dhe kjo është se si ne gjithmonë do të konsiderojnë atë”.

Kur Ukraina zgjodhi rrugën e vet drejt BE-së, ajo u bë viktimë e një agresioni. Më tej, aspirata e Ukrainës për t’u bërë pjesë e NATO-s, e ktheu Ukrainën në një armik potencial të Rusisë (siç u shpreh qartë Medvedev).

Sot Ukraina është përballë kërcënimeve territoriale por edhe financiare, dhe këto qëndrime e veprime kanë shkelur hapur Memorandumin e Budapestit të vitit 1994 ndërmjet Rusisë, Amerikës dhe Britanisë, për garantimin e Ukrainës.

Qëllimet ruse janë të qarta:

“Sergey Karanagov head of Council for Foreign and Defense policy in Russia, – ka deklaruar se Keqkuptimi qëndron se kjo është, në themel, një standoff mbi Ukrainë. Për rusët, kjo është diçka shumë më e rëndësishme: një luftë për të ndaluar të tjerët për të zgjeruar sferën e tyre të kontrollit në territoret që ata besojnë se janë jetike për mbijetesën e Rusisë. Llogaritë janë bërë keq sepse Rusia është shumë më e fortë dhe Perëndimi është shumë më i dobët sesa e imagjinoni. Rusia nuk do hapë rrugë. Kjo është bërë një çështje e jetës apo vdekjes për vendin”.

Ndërkohë përgjigja e Perëndimit ka qenë e diskutueshme:Ka pasur disa ndërhyrje për të qetësuar Rusinë, frenuar eskalimin e mëtejshëm, por ajo që duket qartë është se Rusia nuk ndalet në Krime, ajo kërkon që të marrë territore të tjera nën emrin e mbrojtjes të rusisht-folësve, të cilët nuk janë vetëm në Ukrainë, por edhe në vende të tjera që sot janë vende anëtare të NATO-s dhe BE. Veprimet e Rusisë po vendosin në dyshim të gjithë rendin paqësor Europian të vendosur mbas Luftës së ftohtë. Akoma nuk ka një përgjigje të unifikuar dhe veprim të përbashkët përveç dënimit të ndërhyrjeve të Rusisë dhe injorimit pafund të saj: Armëpushimi i Minskut rezultoi një dështim. Kërkesa e Amerikës për armatimin e Ukrainës u refuzua nga Gjermania, zgjidhja – një armëpushim i ri, por aspak një qëndrim i ri i Rusisë.

  1. ISIS

ISIS është kërcënimi kryesor terrorist sot në botë. Pranvera Arabe e mirëpritur nga perëndimi dhe popujt arabë u shfytyrua. Shpresën për demokratizim e ka zëvendësuar terrori, konflikti, shpërbërja dhe lufta për kontroll e influencë, si dhe ndërtimi i shteteve fetare, represive.

ISIS nuk është një kërcënim vetëm për botën arabe, por për mbarë njerëzimin.

Përballë kësaj situate kemi një veprim ushtarak ajror nga SHBA, veprime ushtarake të Jordanisë, forcave të paorganizuara irakiane, kurdëve, Egjiptit. Gjithsesi, akoma nuk ka një plan veprimi ushtarak që do garantojë suksesin. Doja të bëja disa konstatime, duke dëgjuar me vëmendje mendime të njerëzve që janë marrë me çështjet e sigurisë në SHBA si Jeffery dhe Johns, me të cilët pata kënaqësinë të ritakoheshim në DC, por që pasqyrohen edhe në qëndrime të shumë politikanëve apo Institucioneve amerikane. Së pari: Në gjykimin tim gabimi i parë është konsiderimi i këtyre grupeve terroriste barbare si ISIS or ISIL, si Shteti Islamik, kështu atyre u jepet legjitimitet të cilin e kërkojnë, kjo njohje u jep atyre kredo dhe mundësi infiltrimi në mbarë botën, në Europë e kudo. Së dyti: Interpretimi i luftës kundër ISIS si luftë fetare është i pakuptimtë, do ta thellonte konfliktin dhe do ta zgjeronte atë më tej. Këta terroristë po vrasin dhe përdhunojnë gra dhe fëmijë, akte të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me fenë islame. Së treti: ISIS, si dhe Putin, po shfrytëzon një realitet: pamundësinë e botës së qytetëruar për të vepruar së bashku. Veprimet ushtarake pa strategji fitoreje dhe ideja e ndalimit të progresit të ISIS është e diskutueshme, për faktin se tashmë kjo është një luftë reale që kërkon një strategji dhe plan konkret veprimi për tu përballur me të gjitha mjetet dhe forcën në mënyrë të veçantë atë ushtarake. Së katërti: Vendet aleate të SHBA-së në Lindjen e Mesme kanë nevojë sot për mbështetje dhe për më tepër lidership nga Perëndimi, kontakte dhe vendimmarrje të organizuar.

Eliminimi i ISIS-it, Al Qaeda-s dhe grupeve të tjera terroriste është nevojë imediate për sigurinë, si për popullsinë amerikane dhe atë europiane dhe jo vetëm për atë arabe.

Së pesti: Rrënjët e ISIS nuk janë të reja, ato janë zhvilluar kohë më parë si filozofi politike radikale të shtetit Islamik. Vëllazëria myslimane dhe shumë grupe terroriste kanë hedhur shumë kohë më parë idenë e Shtetit Islamik, si organizim kundër Perëndimit. Këto duhen analizuar thellësisht për të mos ndërtuar aleanca të përkohshme dhe të kushtueshme në të ardhmen. Jay Sekulow në librin e tij “Rise of ISIS – a threat we can’t ignore” shprehet: “Luftërat nuk përfundojnë kur ndjehemi të lodhur duke luftuar ato. Ato përfundojnë kur armiqtë tanë janë mundur”.

Së gjashti: Marrëdhëniet e reja me Shtetin Islamik të Iranit, padyshim që duhen parë në realitetin e sotëm të përballjes me ISIS, por dhe me zhvillimin e programit bërthamor si kërcënim real i së ardhmes.

Së shtati: ISIS është një kërcënim real për Ballkanin, pasi pothuaj të gjitha vendet ballkanike kanë qenë pjesë e rekrutimit të luftëtarëve për xhihad dhe ky proces rekrutimi ka filluar kohë më parë me tendencën për të ndryshuar besimin tonë Islam, nga një islam sekularist në një Islam ekstremist, e ofruar si ndihmë humanitare e fetare. ISIS në Ballkan është një problem edhe për faktin se përveç problemeve ekonomike, Ballkani ka probleme të mëdha me krimin e organizuar si dhe dobësinë e institucioneve. Është e domosdoshme që krahas masave të domosdoshme ligjore, shkëmbimit dhe marrëdhënieve të agjencive të inteligjencës apo të sigurisë, të kemi një qasje të përgjithshme shoqërore kundrejt këtij rreziku dhe fenomeni në bashkëpunim me komunitetet fetare, veçanërisht ekonomia dhe edukimi janë dy faktorë të rëndësishëm që duhen konsideruar me prioritet. Po ashtu, risocializimi i familjeve të atyre që kanë qenë rekrutuar si pasojë e manipulimit. Ballkani duhet të ketë një perspektive të qartë dhe të afërt euro-atlantike

  1. Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në BE, natyrisht bazuar në meritë.
  2. Zgjerimi i NATO-s në Ballkan është pozitiv për rajonin dhe vetë NATO, anëtarësimi i Malit të Zi do ishte një mesazh shumë pozitiv.

Në vend që të kemi frikë, nga shtetet e forta kundërshtare, dobësia e shteteve është bërë më shqetësues, duke parë shpërbërjen e vendeve, apo shtrirje globale të jo shteteve dhe rrjeteve terroriste. Sot, megjithatë, kemi përsëri një konkurrencë ndërmjet aktorëve kryesorë që përbën shqetësim. […] Gjeopolitika – dhe realpolitika – është edhe një herë duke u kthyer në qendër të vëmendjes”, thotë ish-ministri i Mbrojtjes dhe i Jashtëm i Norvegjisë.

Previous Post

Mustafa: E padiskutueshme, Trepça e Kosovës

Next Post

Projektligj në shërbim të Bushatit

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Projektligj në shërbim të Bushatit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.