Gjatë një konference për mediet me homologun gjerman, Norbert Lammert, kryetari i Kuvendit Ilir Meta e ka cilësuar reformën në drejtësi “si sfidën më të madhe që kemi aktualisht në Shqipëri”.
“Nga një vend bunker Shqipëria është kthyer në qendër të vëmendjes ndërkombëtare dhe kjo është e rëndësishme për të ardhmen”, është shprehur Meta. Ai tha se pa mbështetjen e Gjermanisë, do të ishin të pamundura arritjet e Shqipërise.
“Shqipëria sot është një vend jo vetëm anëtar i NATO-s, kandidat në Bashkimin Evropian, një vend qytetarët e të cilit lëvizin pa viza në hapësirën Shengen, por synon sa më parë të çelë negociatat për anëtarësim në BE. Këto arritje do të kishin qenë të pamundura pa mbështetjen e Gjermanisë”, u shpreh kreu i Kuvendit.
Sipas tij, gjatë këtyre këtyre 25 viteve Shqipëria ka njohur transformime të jashtëzakonshme në të gjitha drejtimet.
“Megjithatë qytetarët nuk janë te kënaqur me këto arritje, pasi pritshmëritë janë në rritje dhe kjo është pozitive. Nuk duhet të harrojmë se Shqipëria nuk ishte si gjithë vendet e tjera komuniste. Mund të krahasohej vetëm me Korenë e Veriut. Unë e kam me bindjen time që nëse ka një vend komunist që ka ndryshuar më shumë në 25 vjet, është Shqipëria. Megjithatë e theksoj që prapambetja jonë është historike dhe ndjejmë një kërkesë për ndryshime më të shpejta”,
















