Politika duhet të rikthehet në një normalitët afatgjatë dhe ka ardhur koha për të vepruar për një Parlament dinjitoz. Kështu kryetyarja e Komisionit të Integrimit Majlinda Bregu dhe kreu i deputëteve të LSI-së, Petrit Vasili deklaruan rezoluta I angashon palët, jo vetëm për nëj parlament pa të inkriminuar, por dhe që partitë politike të luajnë ndershëm e të tregojnë pjekuri.
Një politikë shqiptare ende aguridhe? Jo sipas kryetares së Komisionit të Integrimit
Petrit Vasili, kryetar i deputetëve të LSI-së, vlerëson rezolutën e votuar në unanimitet si një thirrje e qartë për një normalitet afatgjatë në Palamentin shqiptar
Sfida e dekriminalizimit duket të jetë e vështirë, po aq e vështirë sa gjetja e modeleve europiane.
Por një Parlament më dinjitoz ëshët i nevojshëm dhe tani është koha për veprim
Rezoluta që erdhi pas deklaratës së parimeve, e ndëmjetësuar nga negociatorët e PE, duhet të zbatohet deri më 30 qershor. Veç angazhimit për heqje dorë nga bojkti të opozitës, mosanashkalim të saj nga mazhoranca për ligjet më shumicë të cilësuar, zbatimit sistematik të vendimeve të Gjykatës Kushteteuse dhe funksionimit efiçent të komisioneve hetimore, për dekriminalizimin nuk duket se do të mjaftojë vetëm vullneti politik për të mos kandiduar persona me të shkuar kriminale, ndaj dhe Komisioni i Venecias do të jetë guida se si mund të ndryshojë në këtë kuadër, legjislacioni shqiptar
















