Analisti Daniel Serer ka thënë se themelimi i Gjykatës Speciale është një hap shumë i vështirë, por i rëndësishëm për Kosovën.
Në një intervistë në RTK, në emisionin që udhëhiqet nga Janusz Bugajski, Serwer ka thënë se është e vështirë për një shtet që të sjellë drejtësinë për ushtarët e vet që supozohet se kanë kryer krime lufte, prrandaj “një gjë që s’e bën vetë duhet ta bëjë dikush tjetër”.
Ai përmendi shembullin e SHBA-së për gjykime ndërkombëtare ndaj ushtarëve amerikanë në vendet tjera.
Serwer ka thënë se Gjykata Speciale nuk e delegjitimon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Përkundrazi, fshehja e krimeve të supozuara e delegjitimon atë, ka thënë ai.
Serwer ka deklaruar gjithashtu se Kosova duhet të fokusohet në formimin sa më të shpejtë të ushtrisë, pasi, sipas tij, e ka në derë fqinjin që assesi të pajtohet me pavarësinë e Kosovës.
“Kur një fqinj imi nuk më njeh dhe nuk shkëmben ambasadorë, rreziku për sulm të mundshëm ndaj vendit është më i lartë. Çka do të ndodhë nëse Serbia futet me ushtrinë e saj në Kosovë, në veri për shembull”, ka thënë Serwer.
Ai ka thënë se është i sigurt se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së pa e njohur pavarësinë e Kosovës dhe pa shkëmbyer ambasadorët me Kosovën.
Serwer ka folur edhe për xhihadistët, si dhe për situatën aktuale në vend.
















