Uashington, 8 mars 2020 – “Kosova duhet të jetë e gatshme të largohet nga një marrëveshje e keqe, madje edhe nëse ajo mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë eksperti për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ai e ka quajtur marrëveshje të keqe çfarëdo ujdie që do të kishte implikime në shkëmbimin e territoreve dhe popullsisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Duke folur për ndryshimet në politikën amerikane, Serwer ka theksuar se Administrata e Trumpit e ka bërë të qartë publikisht se do ta pranonte shkëmbimin e territoreve, gjë të cilën Administratat e mëparshme e kishin përjashtuar.
“Grenell dhe Palmer angazhohen për atë formulë”, ka theksuar ish-diplomati amerikan në Itali.



















