Pas vendimit zyrtar për rifillimin e Serisë A, tashmë është përcaktuar edhe kalendari i javëve të mbetura me oraret përkatëse përveç tri javëve të fundit që parimisht do të zhvillohen më 26 korrik, 29 korrik dhe 2 gusht. Oraret e ndeshjeve të javëve të fundit do të vendosen në bazë të objektivave që do të kenë skuadrat.
Kampionati elitar italian rikthehet duke i dhënë prioritet ndeshjeve të pazhvilluara të javës së 26-të.
E para do të jetë Torino-Parma, të shtunën e 20 qershorit, në orën 19:30 dhe në 21:45 Verona – Cagliari. Të dielën, më 21 qershor do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit (të prapambetura), Aalanta-Sassuolo (19:30) dhe Inter-Sampdoria (21:45).
Përplasja që mund të vendosë shumë për titullin, Juventus-Lazio, do të zhvillohet më 20 korrik në orën 21:45.
E shtunë, 20 qershor
19:30 TORINO-PARMA
21:45 VERONA-CAGLIARI
E diel, 21 qershor
19:30 ATALANTA-SASSUOLO
21:45 INTER-SAMPDORIA
Java 27
E hënë, 22 qershor
19:30 LECCE-MILAN
19:30 FIORENTINA-BRESCIA
21:45 BOLOGNA-JUVENTUS
E martë, 23 qershor
19:30 VERONA-NAPOLI
19:30 SPAL-CAGLIARI
21:45 GENOA-PARMA
21:45 TORINO-UDINESE
E mërkurë, 24 qershor
19:30 INTER-SASSUOLO
21:45 ATALANTA-LAZIO
21:45 ROMA-SAMPDORIA




























