Kryetari i Këshillit për Kontrollin e Sigurisë në Serbi, Momir Stojanoviq, u ka bërë thirrje qytetarëve serbë, që për çfarëdo arsyesh luftojnë në konflikte të huaja, të kthehen në Serbi. Ai ka paralajmëruar dënime të rënda për qytetarët e tillë. “Ligji bën klasifikime – për pjesëmarrje individuale parashikohet dënimi prej gjashtë muajsh deri në pesë vjet burgim; nëse pjesëmarrja është organizuar në mënyrë grupore, dënimi do të jetë nga një deri në tetë vjet dhe nëse një organizatë nxit, organizon dhe inkurajon pjesëmarrjen e qytetarëve në luftëra jashtë vendit, dënimi do të jetë nga një deri në dhjetë vjet burg”, ka thënë Stojanoviq për mediat serbe. “Kuvendi do të diskutojë javën e ardhshme për këto ndryshime”, ka shtuar ai.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















