Brukseli shumë shpejt mund ta lëshoj dritën jeshile për Beogradin. Ekipi negociator serb shpreson se deri në fund të vitit mund të hapën tre kapituj të tjerë.
“Ne jemi absolutisht gati, vendimi i shteteve anëtare duhet të vijë në javët e ardhshme”, tha Tanja Mishçeviq.
Shefja e ekipit negociator serb sqaron se presin hapjen e kapitullit 5 që ja të bëjë me Ligjin për Prokurim Publik, 25 për shkencë dhe hulumtim dhe 26 në lidhje me arsimin dhe kulturën.
Serbia ka bërë çdo gjë, thotë Mishçeviq duke vënë në dukje se Bashkimi Evropian është duke monitoruar nga afër dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Normalizimi i marrëdhënieve do të jetë gjithmonë sfidë dhe është problemi më i madh pasi kjo nuk varet vetëm nga Beogradi, por nga Prishtina”, shtoi ajo.
Sekretari i Përgjithshëm rajonal për bashkëpunim, Goran Svilanoviq, mendon se bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet mes Beogradit dhe Zagrebit, Tiranës dhe Prishtinës, janë diçka që Brukselin duhet të bindet.
“Në këtë drejtim dhe procesi i menaxhuar nga vetë BE-ja është një plus, sepse ajo është një punë shumë e madhe për t’u bërë, edhe pse ka vështirësi dhe nuk ka mbaruar ende. Pavarësisht lodhjes Brukseli, ka ende një politikë të zgjerimit, edhe pse është më e ngadaltë se sa kemi dashur. Serbia ka bërë shumë, por … “, tha ai.
Ndërsa nga Forumi për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Lëvizjes Evropiane, Jetica Miniq tha se “i gjithë procesi negociator i zgjerimit politikisht është një kërkesë politike. Këto kushte vlejnë për bashkëpunim dypalësh dhe rajonal, pra duhet përputhshmëri më politikën e jashtme të BE-së.”






















