Kadrijaj ndër të tjera për zeri.info thotë se pala kosovare duhet të ngris çështjen e arrestimeve edhe në Bruksel. Ajo thotë se Qeveria nuk po merret shumë me këto raste por vetëm po premtojnë.
“ Nëse pala kosovare me atë serbe ne Bruksel po arrijnë të nënshkruajnë marrëveshje të dëmshme për Kosovës, pse ata nuk janë marrë edhe me çështjen e shqiptarëve që po arrestohen me akuza të rrejshme. Qeveria nuk po merret shumë me rastet e tilla madje Ministri i Punëve të Jashtme ka pasur vetëm një prononcim duke thënë se po punohet në këtë drejtim”, ka thënë Kadrijaj.






















