• Latest
  • Trending
  • All

Serbia po i fshin, në heshtje, adresat e shqiptarëve

26/01/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Serbia po i fshin, në heshtje, adresat e shqiptarëve

26/01/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Xhorxhina Bami, BIRN

Ekspertë dhe qytetarë shprehin shqetësimin e tyre se adresat e vendbanimeve të shqiptarëve në Serbi po pasivizohen (fshihen) në heshtje nga autoritetet serbe, pa informuar personat përkatës.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Flora Ferati Sachsenmeier, është hulumtuese në Institutin Gjerman për Studime Fetare dhe të Diversitetit Etnik, Max Planck, e cila ka investiguar rastet e pasivizimit të adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Serbi, në bashkëpunim me Forumin Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi, AFEDS.

Ajo tha për BIRN që shumica e qytetarëve të prekur nga kjo politikë e autoriteteve serbe janë informuar për adresat e tyre të fshira vetëm gojarisht, duke akuzuar kështu Serbinë për diskriminim. “Në thelb të kësaj politike diskriminuese ndaj shqiptareve është fshehja e gjurmëve”, tha ajo për BIRN.

“Cilido institucion apo individ i cili mendon të regjistrojë rastet e pasivizuara të shqiptarëve në Serbi, në bazë të akteve juridike ose vendimeve të lëshuara nga stacioni policor, do të mund te tregojë vetëm një pjesë të vogël të së vërtetës për pasivizimin e shqiptarëve atje”, tha Flora Ferati Sachsenmeier.

Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë, në janar lajmëroi që çdo qytetar me prejardhje shqiptare që i është shënuar adresa si joaktive duhet të dorëzojë “një kopje të aktit juridik (vendim apo njoftim) nga autoriteti përkatës (stacioni policor)”.

KKSh është themeluar në bazë të ligjeve serbe dhe është një nga këshillat e krijuar për të përfaqësuar interesat e minoriteteve etnike në Serbi. Kryetarët e tij zgjidhen çdo katër vite me votë të drejtpërdrejtë.

Kryetari aktual, Ragmi Mustafa, tha për BIRN që KKSh është marrë me këtë problemin e pasivizimit në heshtje të adresave që në vitin 2012.

Vetëm në bazë të të dhënave zyrtare, në tri vitet e fundit , “1,700 vendbanime shqiptarësh në Medvegjë janë pasivizuar dhe 560 në Bujanoc e në Preshevë ende nuk kemi të dhëna të sakta”, tha ai.

Të dhëna të ofruara nga Flora Ferati Sachsenmeier, të siguara nga pyetësorë dhe punë kërkimore e AFEDS, sugjerojnë që problemi është shumë më i madh.

“Nga viti 2015, autoritetet serbe ua kanë pasivizuar adresat e vendbanimit mbi 4,000 mijë shqiptarëve të Medvegjës dhe rreth 2,000 shqiptarëve të Bujanocit”.

Serbia ka pasur interes që të ulë madhësinë e minoritetit shqiptar në Serbi, ndër vite, pjesërisht për të shuar çdo pretendim të mundshëm, kryesisht nga shqiptarët e Kosovës ndaj pjesës jugore të territorit të Serbisë.

Në korrik të 2020, presidenti serb  Alexandar Vuçiq tha për Radio Televizionin shtetëror Serb, RTS, që vetëm “300 shqiptarë jetojnë atje në Medvegjë e jo 4,000 siç pretendohet”.

Qytetarë dhe ekspertë janë të shqetësuar se procesi në vazhdimësi i fshirjes së adresave do të çojë në realizimin e këtyre deklaratave.

Ferati Sachsenmeier vuri në dukje shembullin e 480 shqiptarëve, të identifikuar në fazat fillestare të hulumtimit nga AFEDS, adresat e të cilëve ishin pasivizuar nga autoritetet serbe. Vetëm 20 prej tyre ishin njoftuar për vendimet zyrtare nga autoritetet shtetërore.

Ajo paralajmëroi për lëvizje për të “legjitimuar versionin zyrtar të autoriteteve serbe” për sa i përket numrit aktual të shqiptarëve në Serbi.

Mustafa pajtohet që numri i adresave të pasivizuara që ai mund të japë zyrtarisht është me siguri shumë më i ulët se realiteti, për shkak të mungesës së të dhënave. Gjithsesi, ai thotë që KKSh prapëseprapë varet nga dorëzimi i dokumentacionit zyrtar për të identifikuar rastet e tilla.

Duke shprehur që  “çfarëdo përgjigje gojore” e bën të pamundur ndjekjen e procedurave ligjore, Mustafa vë në dukje që “çdo qytetar ka të drejtë të përdorë Ligjin mbi qasje në informacionet me rëndësi të veçantë. Çdo institucion është i obliguar t’ju përgjigjet sipas ligjeve në fuqi” dhe nëse kjo nuk ndodh, KKSh, do të ofrojë ndihmë ligjore.

Mustafa tha që “lëndën fillimisht do ta trajtojmë brenda sistemit juridik ne Serbi” e që nuk i frikësohen Gjykatës së Strasburgut dhe ta prezantojnë situatën “para bashkësisë ndërkombëtare”.

Shqiptarë të ndryshëm janë përgjigjur në pyetësorët e AFEDS , disa prej të cilëve janë lexuar nga BIRN, që kanë kërkuar informacion zyrtar nga autoritetet dhe madje kanë provuar ta apelojnë vendimin që ua ka pasivizuar adresat- por pa rezultat.

Haki Emini, një shqiptar nga Medvegja, aktivist i të drejtave të njeriut me vendbanim të përkohshëm në Zvicër, ka shprehur eksperiencën e tij, nëpërmjet një letre publike të publikuar në korrik të 2020 nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, rreth kërkesave të tij për informacion nga autoritetet serbe për procesin e pasivizimit të adresës së tij. Kjo gjithashtu nuk pati asnjë rezultat.

Previous Post

PZAP APROVON VENDIMIN E KQZ-SË, KURTIT I MOHOHET KANDIDIMI

Next Post

Gjermania po shqyrton mbylljen e trafikut ajror

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Gjermania po shqyrton mbylljen e trafikut ajror

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.