Një raport i politikës së jashtme të BE-së, i publikuar më herët gjatë javës, thotë se Brukseli “vazhdon që t’i bëjë thirrje Serbisë të harmonizohet në mënyrë progresive me BE-në” në politikën e jashtme.
Edhe pse Serbia ka hapur negociatat për bashkim me BE-në, ajo mbetet aleatja më e ngushtë e Rusisë në Ballkan dhe refuzon që t’iu bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë për agresionin e saj në Ukrainë.
Zyrtarët thonë se Serbia do t’i bashkohet Rusisë në dërgimin e ndihmës humanitare në Siri dhe se ndihma do të dërgohet me aeroplanë nga qendra humanitare ruso-serbe në qytetin jugor të Serbisë, Nish.






















