Ai, gjatë një vizite me një delegacion gjerman për sigurinë e brendshme kundër terrorizmit dhe bashkëpunimi policor në Serbi, ka thënë, se Serbinë vend kyç në Ballkan, e cila ka rëndësi të madhe për stabilitetin në rajon, shkruan B92.
Friedrich ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ka thënë, se është vështirë të bëhet një vlerësim nga jashtë, por thotë se kryeministri i Serbisë është shumë më i vendosur për të vazhduar këtë dialog.
“Jemi të kënaqur që Serbia luan një rol shumë konstruktiv dhe pozitiv, por duhet të them se jemi të shqetësuar për situatën në Ballkan. Ka vende në të cilat ekziston rreziku brenda tyre që rrezikon destabilizimin e marrëdhënieve”, thotë ai, kur është pyetur në lidhje me situatën në Ballkan.























