Qytetarët serbë mbeten grupi më i madh i azilkërkuesve të Ballkanit Perëndimor në vendet e BE-së.
Kështu konkludon një raport i Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, sipas të cilit serbët përbëjnë 42% të numrit të përgjithshëm të azilkërkuesve, të ndjekur nga shtetasit e Maqedonisë, Bosnje-Hercegovinës, Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Pothuajse tre të katërtat e të gjithë azilkërkuesve shkojnë në Gjermani, pavarësisht se nuk kanë shanse për azil, shprehet komisioni i vendosur. Raporti tregon se numri i azilkërkuesve ka qenë në rritje të vazhdueshme që kur vendet e Ballkanit Perëndimor janë vënë në listën e Shengenit. Dokumentu gjithashtu liston një numër hapash që vendet nga rajoni dhe shtetet anëtare të BE-së duhet të ndërmarrin.
Vendeve u kërkohet që të përmirësojnë bashkëpunimin e tyre reciprok dhe kontrollin kufitar, për të ndjekur penalisht njerëzit që nxisin emigracionin për fitimin e tyre.
Vendet e BE-së këshillohen të shkurtojnë kohën e nevojshme për procesin e kërkesave për azil, të rishikojnë rregulloret e tyre në lidhje me përfitimet financiare për azilkërkuesit dhe të forcojnë bashkëpunimin e tyre me vendet e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të ndalohet rritja e kërkesave për azil.
















