“Qytetarët e Serbisë nuk duhet të kenë dilemë – Qeveria e Serbisë mbron interesat e të gjithë qytetarëve”, tha Antiq.
Antiq ka thënë se “Fondi për Zhvillim i Republikës së Serbisë” është pronari më i madh i Trepçës, me 56% të aksioneve dhe se do të formojë një ekip të ekspertëve nga Fakulteti Juridik, Ekonomik dhe Minierat, për të bërë gjithçka është e nevojshme për zgjidhjen e situatës.
“Është një shkelje ligjore e të drejtave të pronarëve legjitim, jo vetëm politike”, shtoi Antiq.
“Nuk mund të flasim për të ardhmen e Trepçës pa Serbinë”, theksoi Antiq.





















