Viacheslav Vlasenko bashkë-drejtor i një Qendre Humanitare ruso-serbe në Nish, tregon tendat, gjeneratorët, anijet e mbushura me ajër e shumë mallra tjera, që thotë se do t’i përdorë në rast për përpjekje shpëtimi. Kjo Qendër e cila gjendet shumë pranë aeroportit, thotë se është e nevojshme vetëm në rast se do të ketë ndonjë përmbytje, zjarr në pyje apo ndonjë emergjencë tjetër, transmeton lajmi.net.
Por megjithatë, analistët dyshojnë për një gjë të tillë, ata thonë se kjo mund të jetë një qendër spiunazhi, apo një pikëmbështetje për intervenim nga rusët.
Kur ndikimi i Amerikës dhe Bashkimit Evropian ka rënë në Ballkanin Perëndimor, Rusia ka provuar të mbushë zbrazëtinë e saj kështu duke rritur bashkëpunimin ushtarak me Serbinë, e madje mund të ketë qenë e përfshirë edhe në përpjekjen e fundit për puçin e supozuar në Malin e Zi.
Qëllimi i Moskës, është të ndalojë Serbinë, Bosnjën, Maqedoninë dhe Malin e Zi të bashkëpunojnë me NATO-n.
Në ditën kur Mali i Zi kishte zgjedhjet, në tetor të vitit të kaluar, dolën edhe akuzat kundër Rusisë. Autoritetet kanë arrestuar 20 të dyshuar serbë, por megjithatë prokurori i shtetit ka akuzuar edhe organet shtetërore ruse, duke i denoncuar për komplot, megjithatë Rusia i quante “absurde” këto.
Në anën tjetër, Rusia vazhdon ta mbështesë Serbinë për të refuzuar njohjen e Pavarësisë Kosovës.
Ndërkaq, Presidenti i Kovovës Hashim Thaçi, thotë se në njëfarë mënyre ka frikë nga rritja e ndikimit rus bashkë me islamistët dhe nacionalistët, pasi BE-ja është përballur mjaft me probleme të veta për t’i kushtuar vëmendje tani edhe Rajonit.
Kjo Qendër e cila gjendet në Nish është themeluar në vitin 2012 dhe ka dhënë ndihmë të madhe ndaj miqve të vetë. Rusia, tashmë ka ndihmuar edhe në pastrimin e mjeteve të pashpërthyera që u lënë pas nga bombardimet e NATO-s në luftën e vitit 1999 në Kosovë. Vetëm brenda viteve 2014-2017, Rusia ka shpenzuar gjithsej 40 milion dollarë për ndihmë.
Një sondazh i kohëve të fundit, tregon se serbët besojnë se Rusia është një nga bamirësit e tyre kryesor, edhe pse BE-ja ka ofruar më shumë se 3 miliardë dollarë që prej vitit 2000.
Nëntorin e kaluar, Rusia i dha Serbisë gjashtë avionë luftarakë MiG-29. Kjo, ndër të tjera tregon se 64% e serbëve e shohin NATO-n si një kërcënim. Ndërkohë, ushtrimet vjetore të ushtrisë Serbe me ato ruse ndihmojnë sigurimin e elektoratit pro-rus.
Rusia dhe Serbia kanë marrëveshje të tregtisë së lirë, edhe pse përjashtohet eksporti i Serbisë me makinat e prodhuara në fabrikën serbe Fiat. Ky ndoshta mund të jetë një acarim i vazhdueshëm e ndoshta një prej arsyeve pse kryeministri i Rusisë Dmitri Medvedev, nuk e ka realizuar premtimin për një vizitë të gjatë atje.
Një studim i fundit ka gjetur se 109 organizata promovojnë marrëdhënie të mira me Rusinë. Disa uebsite dhe televizione nacionaliste lavdërojnë në masë të madhe fuqitë ushtarake ruse, ndërkaq denigrojnë shqiptarët.
E një aktivist në Mitrovicë, Marko Jakshiq, ka vënë postera të shumtë me fotografinë e liderit rus në gjithë vendin. Megjithatë, Rusia vazhdon të mos bëjë asgjë për ta ndihmuar Kosovën.






















