• Latest
  • Trending
  • All

Serbia dhe Kosova, bashkë në të njëjtin rrjet kulturor

04/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Serbia dhe Kosova, bashkë në të njëjtin rrjet kulturor

04/11/2014
in Kulture, Lajme

Për herë të parë nënshkruhet një marrëveshje kulturore që përfshin Serbinë e Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë

Atë bashkëpunim që nuk po arrin dot ta bëjë politika dhe diplomacia zyrtare mes Beogradit dhe Prishtinës, e bëjnë realitet përfaqësuesit shqiptarë dhe serbë të kulturës dhe të shoqërisë civile në Gjirokastër. Dje ata kanë nënshkruar një marrëveshje që synon të ndërtojë një rrjet të përbashkët rajonal, ku përfshihen organizata kulturore nga Shqipëria, Serbia, Kosova dhe Maqedonia.

Ky rrjet i organizatave kulturore është promovuar në mbyllje të konferencës ndërkombëtare dyditore “Roli i kulturës në pjesëmarrjen qytetare dhe zhvillimin e komunitetit” organizuar nga Zyra e TASCO-s në Shqipëri, Fondacioni Gjirokastra dhe organizata Skena e Pavarur Kulturore me pjesëmarrje të rreth 80 përfaqësuesve të fushës së kulturës, trashëgimisë kulturore material dhe shpirtërore, të komuniteteve fetare, të rretheve akademike, medias dhe biznesit nga përfaqësues nga vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

Kosovari Florent Mehmeti përfaqësues i Forumit Kulturor të Kosovës dhe serbi Aleksandar Djeric përfaqësues i Forumit ACADEMICA Grup nga Beogradi, së bashku me maqedonasen Violeta Simjanovska drejtore ekzekutive e organizatës PAC Multimedia dhe Andi Tepelena i Skenës së Pavarur Kulturore vendosën firmat e tyre në të njëjtin dokument që i hap rrugën dialogut sistematik ndërkulturor për zhvillimin e politikave të përbashkëta pjesëmarrëse në fushën e kulturës dhe trashëgimisë. “Zgjodhëm qytetin e Gjirokastrës si vendin më të përshtatshëm për organizimin e konferencës ndërkombëtare “Roli i kulturës në pjesëmarrjen qytetare dhe zhvillimin e komunitetit”, jo vetëm sepse është një qytet që është pasuri kulturore botërore e mbrojtur nga UNESCO, por edhe për faktin se ky qytet është cilësuar si një diamant ballkanik në bashkëjetesën e kulturave, besimeve dhe etnive të ndryshme”, tha pas nënshkrimit të dokumentit të përbashkët “Memorandum of Understanding”, Genc Pasko, drejtor i Projektit TASCO për Shqipërinë.

Ndërsa përfaqësuesi serb në këtë konferencë, drejtuesi i Forumit ACADEMICA Grup nga Beogradi, zoti Aleksandar Djeric u shpreh se: “Duke nënshkruar këtë Memorandum Mirëkuptimi, ne angazhohemi bashkërisht për të vendosur kulturën dhe trashëgiminë e popujve tanë në një kontekst sa më real, për të lehtësuar sa më shumë ndërveprimin dhe komunikimin midis grupeve kulturore dhe komuniteteve, për ndërtimin dhe institucionalizimin e një rrjeti rajonal të komunikimit ndërkulturor i cili do të nxitë afrimin e komuniteteve dhe përdorimin e kulturës si mundësi për zhvillimin e tyre ekonomik dhe social”. Nënshkrimi i memorandumit mes katër përfaqësuesve të subjekteve kulturore, sidomos nënshkrimi në të njëjtin dokument nga përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës u shoqërua me duartrokitje nga të pranishmit, ndërkohë që vetë nënshkruesit bashkuan duart në shenjë solidariteti dhe përçimi të një mesazhi bashkëpunimi ndërkulturor si sfidë ndaj politikës ndarëse dhe konfliktuale të qeveritarëve në të dyja anët e kufirit.

Presidenti i Forumit Kulturor të Kosovës, aktori dhe regjisori Florent Mehmeti tha se: “Duke përjetuar përditë e më tepër rënien e kufijve për qarkullimin e lirshëm të kulturave në rajonin tonë, ne jemi duke u angazhuar në krijimin e një rrjeti të përbashkët, i cili si një zë të vetëm do të nxitë dhe promovojë kulturat dhe trashëgimitë tona, me vlerat e përbashkëta dhe me veçoritë dhe larmitë kulturore që përbëjnë një pasuri të çmuar dhe origjinale për popujt e ndryshëm që bashkëjetojnë në rajonin e Ballkanit”. Finalizimi i konferencës ndërkombëtare dyditore “Roli i kulturës në pjesëmarrjen qytetare dhe zhvillimin e komunitetit” organizuar nga zyra e TASCO-s në Shqipëri, me nënshkrimin e këtij dokumenti që formalizon krijimin e një rrjeti rajonal të organizatave kulturore, shënon një sukses për komponentin “People to People” të asistencës teknike për organizatat e shoqërisë civile të mbështetur dhe financuar nga Bashkimi Europian.

Previous Post

Beogradi nuk ia ka konfirmuar vizitën Edi Ramës

Next Post

Përse po paguhen dritat, morali apo frika nga ligji?

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

Next Post

Përse po paguhen dritat, morali apo frika nga ligji?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.