Sipas viktimës, dhunuesi posedon edhe një pushkë gjuetie me të cilën i kanos dhe i frikëson viktimën dhe fëmijët e tyre.
“Njësitet policore pas bastisjes (me urdhër të GJPP-së) të shtëpisë së dyshuarit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një pushkë gjuetie me 8-fishekë”, ka thënë Policia.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rasti është hapur ‘dhunë në familje-kanosje”.






















