• Latest
  • Trending
  • All

Serbi-Kosovë: Atje ku fqinjët nuk pinë kafe bashkë

10/01/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 23 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Edukimi

Serbi-Kosovë: Atje ku fqinjët nuk pinë kafe bashkë

10/01/2019
in Edukimi, Kosova, Kulture

Pse këmbim territori? “Shqiptarët dhe serbët nuk shkojnë në të njëjtat lokale”, thotë Valon Arifi, një shqiptar i zonës
Në qytezën me shumicë serbe të Bujanovacit, në Kosovën Lindore, vendi se ku do ta pish kafenë varet se cilës etnie i përket.

“Shqiptarët dhe serbët nuk shkojnë në të njëjtat lokale”, thotë Valon Arifi, një shqiptar i zonës.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Qyteza ka shumicë serbe, por në rajon shqiptarët janë më të shumtë.

Prandaj Lugina e Preshevës ka qenë qendër të spekulimeve të fundit: mund të bëhet pjesë e një këmbimi toke për të mbyllur armiqësitë midis Serbisë dhe Kosovës?

“Njerëzit këtu pinë kafe bashkë vetëm kur bëjnë biznes”, thotë Valoni. “Por të pish kafe si miq? Nuk bëhet fjalë.”

Ndarja etnike në Bujanovact simbolizohet nga kafenetë e qytetit, sipas Valon Arifit

“Nëse e porosit kafenë në vendin e gabuar, do ta marrësh mesazhin menjëherë. Fjalëkalimet e internetit në lokale janë “Shqiptarët nuk janë të mirëpritur këtu”, ndërsa në lokalet shqiptare mund të ketë diçka të ngjashme kundër serbëve.

Ndarja etnike është pjesë e jetës në Luginën e Preshevës, një kënd i varfër i Serbisë.

Vendi ku jeton, shkolla ku shkojnë fëmijët dhe gjuha që flet, feja që ndjek, pasqyrojnë origjinën tënde.

Pse këmbim territori?

Që pas luftës së përgjakshme midis Kosovës dhe Serbisë në vitin 1999, marrëdhëniet kanë qenë të tensionuara midis dy vendeve. Serbia s’e ka njohur kurrë pavarësinë që Kosova e shpalli në vitin 2008.

Por Brukseli do që Beogradi të gjejë pajtim me fqinjin, para se të vazhdojnë me anëtarësimin e Serbisë në BE. Kosovo, në anën tjetër, do të zyrtarizojë njohjen në OKB, që është bllokuar nga aleati i Serbisë, Rusia.

Një zgjidhje dramatike, që për shumë veta duket e pamendueshmen, mund të ishte këmbimi i territoreve sipas linjave etnike.

Kosova do të merrte luginën e Preshevës, ndërsa veriu i Kosovës, me shumicë serbe, do t’i kalonte Serbisë.

Por asgjë nuk është vendosur deri tani dhe s’do ta dijë njeri nëse do të ndryshojnë kufijtë.

Ndërkohë që bisedimet në Bruksel janë pezulluar, Kosova ka vënë një tarifë prej 100% mbi mallrat serbë.

Ndërkohë, Uashingtoni vazhdon shton presionin, teksa presidenti Trump u bën thirrje udhëheqësve të Kosovës e të Serbisë që të bëjnë paqe.

Në veriperëndim të Bujanovacit, edhe më afër kufirit me Kosovën, komuniteti i Tërnovës është i gjithë shqiptar.

Propozimi që Presheva t’i bashkohet Kosovës nuk është diçka e re. Pas luftës, Tërnova u bë një qendër e forcave paraushtarake të Kosovës që luftuan Serbinë deri në vitin 2001.

Adriona Shabani, studente për mjekësi në Tiranë, është kthyer në shtëpi për pushime dhe ajo po ashtu do ta pëlqente bashkimin e Preshevës me Kosovën.

Kur ka qenë e vogël, ajo nuk ka pasur asnjë shok që të ketë folur serbisht.

“Nuk më pëlqen gjuha e tyre”, thotë ajo. “Nuk është interesante si anglishtja apo frëngjishtja.”

Mamaja e saj, Xhevahire, mund të mos pijë kafe me serbët, por gjuhën e flet.

“Kemi jetuar në kohën e Jugosllavisë, kur serbët dhe shqiptarët supozoheshin të ishin të bashkuar”, thotë ajo.

“Ky brez është rritur në kohë lufte, kur është reklamuar urrejtja. Përvojat e ashpra i kanë bërë njerëzit të largohen nga njëri-tjetri.”

Pak kilometra në lindje, Rakovaci është në një rrugë të rrethuar nga fusha me lakra.

“Rakovaci është një fshat i vjetër serb. Nuk duam të jemi pjesë e Kosovës”, thotë Vukasn, i cili është në të njëzetat e nuk do që t’i përdoret mbiemri.

Po të ndryshonin kufijtë e Rakovaci të bëhej pjesë e Kosovës, do të kishte rrezik për dhunë?

“Mund të ndodhë”, tha Dragoslavi, i cili punon duke prerë e duke shitur dru.

I lodhur nga politika, Stojko Janic do të donte të mos ishte krijuar kjo ndasi midis komuniteteve.

“Kam punuar me shqiptarët për 17 vite”, kujton ai. “Kisha më shumë miq mes tyre se mes serbeve. Ata duan ende të jenë miq me mua, por kanë frikë se mos shihen si tradhtarë”.

Në të paktën një vend, miqësitë vazhdojnë të krijohen.

Në fushën e basketbollit Play 017 të Bujanobacit, stërviten bashkë shqiptarë, serbë dhe romë.

Hevziu dhe Danilo bëjnë përjashtim në qytezën e përçarë të Bujanovacit.

“Kur isha i vogël, ne luanim të gjithë bashkë, por gjërat ndryshuan për shkak të luftës”, thotë themeluesi i klubit, Nenad Stajic, i cili është serb.

“Filozofia ime është që në çdo vend të botës, fëmijët qajnë njësoj. S’kjanë asnjë ndryshim. Të rinjtë duhet të mësojnë të jetojnë bashkë, të punojnë bashkë dhe të bëjnë miq.”

Hevzi Imeri, shqiptar, dhe Danilo Dabetic, Serb, janë miq të mirë e të dy duan të bëhen futbollistë profesionistë.

“Danilo është si shokët e mi shqiptarë, vetëm se flet një gjuhë tjetër”, thotë Hevziu, i cili e flet mirë serbishten.

Kjo miqësi sfidon kulturën e kafeve në Bujanoc.

“Ne shkojmë bashkë për kafe, dalim bashkë, i festojmë ditëlindjet bashkë”, tha Daniloja.

Por e gjitha kjo mund të ndryshojë nëse kufijtë e Preshevës ndryshohen./BBC Radio 4/

Post Views: 117
Tags: kosova
Previous Post

10 mijë fëmijë shqiptarë të lindur në Itali gjatë 2017-s, sa 1/3 e atyre në Shqipëri

Next Post

Berlini mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Berlini mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.