Ngjarja në ndeshjen futbollistike Apolonia-Tirana. Lojtarët i heqin flamurit. Trajneri e heq nga fusha mes sharjeve të tifozëve
Një moment që ka sjellë irritim të jashtëzakonshëm në stadium ka ndodhur në minutën e 25-të ndeshjes, kur përpara se Morina të ekzekutonte 11-metërshin e akorduar për Tiranën.
Shkak ishte portieri serb Vilson Cakovič që i reagoi turpshëm ndaj një tifozi që kishte hyrë në fushë me një flamur kombëtar dhe që qëndroi mes tij dhe pikës së penalltisë. Cakoviç reagon duke i marrë me nervozizëm tifozit flamurin.
Në çast kanë shpërthyer të dyja tifozëritë dhe lojtarët në fushë duke shpërthyer ndaj portierit serb.
Tifozi, nëpërmjet gjesteve i ka kërkuar serbit që të heshtë ndërsa ia ka rrëmbyer flamurin nga duart.
Pas ekzekutimit të penalltisë që u kthye në gol nga Morina, trajneri Mërgjyshi ka larguar nga fusha portierin Cakoviç, ndërsa vërshëllima e sharje kanë shoqëruar serbin deri në dhomat e zhveshjes.
Në ndonjë rast fluturuan dhe sende të forta, por serbi nuk u godit nga to.
Vlen të përmrendet fakti se pas ngjarjeve të Beogradit, të duket e habitshme që një serb të gjejë guximin e të cënojë simbolet kombëtare në Shqipëri.
















