Në bunkerin e armatimit janë konfiskuar edhe 30 kilogramë eksploziv, dhjetëra detonatorë, më se 100 granata dore, predha anti-tank, dy raketahedhës dhe armë gjysmë-automatike dhe municion”, ka thënë Stefanoviq.
Sipas tij, po zhvillohen hetime për të përcaktuar nëse këto armatime ishin për shitje apo jo.
Raportohet se kontrabandimi i armatimit ka lulëzuar në Ballkan pas luftërave të viteve të 90-ta, kur shumë armatime kanë mbetur në këto territore.























